Lidhje

Maqedoni e Veriut, mosmarrëveshje mbi emrit e ministrit të Rendit


Maqedoni e Veriut, Oliver Spasovski në krye të qeverisë teknike
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:00 0:00

Drejtuesit e dy partive më të mëdha maqedonase nuk ranë dakort rreth emrit të ministrit të Rendit të propozuar nga opozita për anëtar të qeverisë teknike që pritet të miratohet brenda pak ditësh. Në takimin e së shtunës me Kryeministrin Zoran Zaev, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski propozoi për postin e ministrit të Rendit Dragan Kovackin, një ushtarak me gradë kolonel. Por kjo përzgjedhje ka hasur në kundërshtinë e zotit Zaev, i cili u tha gazetarëve se propozimi bie ndesh me Kushtetutën.

Një ushtarak nuk mund të drejtojë ministrinë e Punëve të Brendshme”, sipas kryeministrit, i cili shtoi se do të duhet të bëhen konsultime me ekspertët pasi siç tha ai, ata që drejtojnë "ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes duhet të kenë qenë në tre vitet e fundit persona civilë”.

Zoti Zaev tha se nuk kishte paragjykime dhe se për herë të parë e dëgjonte emrin e kolonelit. Ai shtoi se shpresonte që brenda këtyre ditëve të gjendej një zgjidhje për të mos u shtyrë data e zgjedhjeve.

Nga ana e tij Hristijan Mickovski tha se “bëhet fjalë për një personalitet me përvojë të gjatë në profesionin e tij dhe person jopolitik që nuk do të duhej të paraqiste problem për kryeministrin (Zaev)”.

Hristijan Mickovski u takua gjithashtu të shtunën edhe me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti për të biseduar mbi propozimin për ministrin e ri të Rendit. Emri i kolonelit për z. Ahmeti është i pranueshëm, teksa e ka vlerësuar atë si “profesionist me përvojë të gjatë”.

Në të dyja takimet u diskutua edhe mbi ndryshimet e Kodit zgjedhor, përkatësisht propozimit që Maqedonia e Veriut të shdërrohet në një zonë të vetme zgjedhore, nga gjashtë të tilla që ka aktualisht. Por kjo ide e Kryeministrit Zaev nuk është mirëpritur nga zotërinjtë Mickovski e Ahmeti.

Lidhja Social Demokrate, partia më e madhe në pushtet vendosi të premten në mbrëmje që ministri i Rendit Oliver Spasovski të drejtojë qeverinë teknike deri në zgjedhjet e 12 prillit. Sipas asaj që njihet si marrëveshja e Përzhinës, 100 ditë përpara zgjedhjeve kryeministri jep dorëheqjen, duke i hapur rrugën qeverisë teknike me në krye një përfaqësues të partive në pushtet, ndërsa opozitës i lihet pozicioni i ministrit të Brendshëm e Çështjeve sociale si dhe disa zëvendës ministra.

Kryeministri Zoran Zaev pritet të japë dorëheqje më 3 janar dhe në të njejtën ditë është parashikuar të votohet në seancë parlamentare qeveria teknike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG