Lidhje

SHBA, sulme ushtarake në Irak dhe Siri


'
'

Shtetet e Bashkuara sulmuan pozicionet e militantëve në Irak dhe Siri, të cilët janë fajësuar për vrasjen e një kontraktuesi amerikan, tha të dielën një zëdhënës i Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

Forcat amerikane kryen "sulme precize mbrojtëse" ndaj pesë zonave të kontrolluara nga Kataeb Hezbollah, ose Brigadat e Hezbollahut, një grup militant irakian i mbështetur nga Irani, tha zëdhënësi Jonathan Hoffman përmes një deklarate.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar grupin militant për një sulm me raketa të premten, në të cilin u vra një kontraktues i Departamentit amerikan të Mbrojtjes në një kompleks ushtarak afër Kirkukut, në Irakun verior.

Zyrtarët thanë se sulmuesit hodhën 30 raketa gjatë sulmit të së premtes.

Departamenti i Mbrojtjes nuk dha hollësi të tjera lidhur me sulmin . Në deklaratë thuhet vetëm se Shtetet e Bashkuara goditën tre nga zonat e milicisë në Irak dhe dy në Siri, përfshirë depo armësh dhe bazat e komandës dhe kontrollit të milicisë.

Zoti Hoffman tha se sulmet amerikane do të dobësojnë aftësinë e grupit për të kryer sulme të ardhshme ndaj amerikanëve dhe aleatëve të tyre në qeverinë Irakiane.

Brigadat e Hezbollahut të Irakut, një forcë e veçantë nga grupi libanez Hezbollah, veprojnë nën ombrellën e milicive të njohura kolektivisht si Forcat Popullore të Mobilizimit. Shumë prej tyre mbështeten nga Irani.

Një anëtar i lartë i Forcave Popullore të Mobilizimit, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se të paktën 12 luftëtarë të grupit Brigadat e Hezbollahut u vranë si pasojë e sulmeve amerikane përgjatë kufirit të Irakut me Sirinë. Deklaratat e tij nuk janë konfirmuar ende nga burime të pavarura.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG