Lidhje

Ukrainë, shkëmbim të burgosurish mes qeverisë dhe separatistëve


A Ukrainian citizen embraces a relative after the exchange of prisoners of war between Ukraine and the separatist republics near the Mayorsk crossing point in Donetsk region
A Ukrainian citizen embraces a relative after the exchange of prisoners of war between Ukraine and the separatist republics near the Mayorsk crossing point in Donetsk region

Ukraina dhe separatistët pro-rusë në lindje të vendit kanë përfunduar një shkëmbim të rreth 200 të burgosurve. Zyrtarët ukrainas thonë se Ukraina mori 76 të burgosur ndërsa separatistët thanë se morën 124. Shkëmbimi i realizuar të dielën u ndërmjetësua në fillim të këtij muaji në një samit të udhëheqësve të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës në Paris.

Shkëmbimi i së dielës u realizua në një pikë kontrolli pranë qytetit industrial Horlivka në rajonin e Donetskut. Shkëmbimi, i cili përfshinte civilë të kapur në luftime si dhe luftëtarë është pjesë e një marrëveshje që synon t'i jap fund konfliktit pesë-vjeçar në lindje të Ukrainës.

"Unë u dënova me 12 vjet burg për tradhëti shtetërore në të ashtuquajturën Republikën Popullore të Luhanskit. Unë erdha të vizitoja prindërit e mi dhe, për fat të keq, nuk isha në gjendje të largohesha nga qyteti. Në atë kohë, fëmiu im ishte dy vjeç dhe ka pritur tre vjet që nëna e tij të kthehej në shtëpi”, thotë Victoria Voronina, ish e burgosur e rebelëve në Luhansk.

Një i burgosur i liruar nga Kievi tha se ishte torturuar ndërsa ishte në robëri.

"Kur më sollën në burg, zyrtarët e burgut refuzuan të më merrnin nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës pesë herë duke thënë "hiqni këtë trup të vdekur, ai nuk është më i gjallë". Unë mbijetova pavarësisht nga

armiqtë", thotë një i burgosur i liruar nga Kievi, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij.

Ky nuk ishte shkëmbimi i parë i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës. Në shtator, 24 marinarë të kapur nga Rusia në ngushticën Kerch pranë Krimesë në nëntor të vitit 2018 u lanë të lirë në këmbim të një personi të lidhur me rrëzimin e një aeroplani malajzian pasagjerësh në Ukrainë në vitin 2014. Në një shkëmbim të madh të të burgosurve të luftës dy vjet më parë, Ukraina liroi afër 300 separatistë pro-rusë, në shkëmbim të rreth 70 ukrainasve.

Tatiana Katycheva ishte e zhgënjyer që djali i saj nuk u lirua në atë kohë.

"Në vitin 2017, erdha këtu për shkëmbimin e të burgosurve, por djali im u fshi nga listat. Kështu që deri tani, nuk besoja se ai do të lirohej. Faleminderit President Zelenskiy për gjithçka që ndodhi", tha ajo.

Shpresat për përfundimin e luftimeve janë rritur që nga zgjedhja e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, i cili shpreson t’i jap fund konfliktit pesë-vjeçar përmes negociatave me Rusinë. Por perspektiva e arritjes së paqes është akoma e largët. Kievi dëshiron rikthimin e kufijve të tij me Rusinë, ndërsa separatistët e mbështetur nga Rusia janë të vendosur të ruajnë autonominë dhe shumë prej tyre janë të përgatitur të vazhdojnë luftën.

"Ne jemi të lumtur që jemi të lirë tani pas katër vjetësh për disa prej nesh, dhe pesë vjet për të tjerët. U çliruam nga prangat e nazizmit ukrainas. Ne jemi të frymëzuar dhe të gatshëm për të luftuar", thotë Vladimir Grudnik, i burgosur rebel i liruar nga Ukraina.

Por një përfaqësues për rebelët konfirmoi se disa të burgosur nga zonat e Luhanskit dhe Donetskut, të mbajtur në burgjet e Ukrainës, nuk pranuan të ktheheshin në rajonet separatiste.

XS
SM
MD
LG