Lidhje

Presidenti kinez, thirrje për stabilitet në Hong Kong


Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për stabilitet në Hong Kong pas muaj të protestave pro-demokracisë.

Në një fjalim me rastin e Vitit të Ri të martën në mbrëmje, Xi tha se një mjedis i qetë dhe harmonik është i rëndësishëm për prosperitetin e qendrës financiare të Azisë.

“Prosperiteti dhe stabiliteti i Hong Kongut është dëshira e bashkatdhetarëve të Hong Kongut dhe pritshmëria e njerëzve tanë”, tha Xi në fjalimin televiziv.

Protestat shpërthyen në qershor mbi legjislacionin e propozuar që mund të ekstradonte të dyshuarit në Hong Kong për t'u përballur me drejtësinë në Kinë.

Megjithëse legjislacioni u tërhoq, protestat kanë vazhduar me kërkesa për reforma demokratike dhe një hetim mbi abuzimet e pretenduara nga policia kundër protestuesve. Protestat e dhunshme shpesh e kanë çuar ekonominë e Hong Kongut në recesion dhe e kanë prishur reputacionin e qytetit si një nga më të sigurtit në botë.

Xi përsëriti gjithashtu kundërshtimin e ngurtë të Kinës ndaj pavarësisë për Tajvanin, republikën e ishujve vetë-qeverisës që Pekini pretendon si territorin e vet. Tajvani mban zgjedhjet për presidentin dhe parlamentin më 11 janar, me udhëheqësin e pavarësisë Tsai Ing-wen që pritet të fitojë një mandat të dytë.

Në fjalën e tij, Xi u përqëndrua shumë mbi temat ekonomike, duke thënë se produkti i brendshëm bruto i Kinës në vitin 2019 ishte në rrugën e duhur për afro 100 trilion juanë (14,37 trilion dollarë), ndërsa PBB për frymë ka të ngjarë të arrijë në 10,000 dollarë.

Viti i ardhshëm do të jetë vendimtar në betejën e Kinës për të lehtësuar varfërinë për banorët rurale, tha Xi. Në vitin 2019, rreth 10 milion njerëz u hoqën nga varfëria, tha ai.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG