Njerëzit në mbarë botën pritën vitin dhe dekadën e re, me fishekzjarre dhe festime në rrugë, si në qytetin e Nju Jorkut.
"Kemi ardhur për fishekzjarret sot, për të kaluar vitin e ri të lumtur këtu. Kemi udhëtuar gjatë për të qënë këtu, nga Kolumbia", thotë ky vizitor.
Në Lindjen e Mesme, fishekzjarret shpërtheu mbi hotelin Burj Khalifa në Dubai ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe pritën vitin 2020.
Një shfaqje marramendëse e fishekzjarreve u pasua me rrjedhën e shatërvanëve dhe muzikës ndërsa njerëzit shikonin duke brohoritur nga rrugët poshtë.
Në Evropë, shfaqja e dritave vazhdoi në Londër, ku tingujt e njohur të Big Benit mbushën ajrin ndërsa festuesit mirëpritën vitin 2020.
Gazetari: "A ja vlejti pritja?"
"Sigurisht që po. Është kaq bukur."
"Është një fillim i mbarë i vitit të ri, padyshim edhe i një dekade të re. Kështu që shpresojmë më shumë vitin e ardhshëm", thotë një pjesëmarrës në festime.
"Londra është vendi më i mirë për të festuar", thotë një banore.
Kryetari i bashkisë së Londrës kishte premtuar se shfaqja për të mirëpritur vitin e ri do të ishte më e mira që kryeqyteti britanik "ka parë ndonjëherë"
Facebook Forum