Lidhje

Indonezi, 53 të vdekur nga përmbytjet



Dhjetëra mijëra indonezianë vazhdojnë ta kenë të pamundur kthimin në shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve të fuqishme që goditën rajonin e kryeqytetit Jakarta.

Agjensia që menaxhon rastet e fatkeqësive në Indonezi tha të shtunën se numri i të vdekurve kishte mbërritur në 53 dhe se një person rezulton ende i zhdukur.

Shirat e rrëmbyeshëm që nisën natën e vitit të ri shkaktuan përmbytje e rrëshqitje të mëdha dheu. Për shpërndajen e ndihmave në zonat e prekura nga përmbytja janë angazhuar edhe policë.


Më shumë se 170 mijë vetë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe janë strehuar në qendra të posaçme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG