Në Kosovë, lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike dështuan gjatë kësaj jave të gjejnë një zgjidhje për formimin e qeverisë së re ndërsa janë shënuar edhe më shumë se tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Përgjatë negociatave ndërmjet këtyre dy subjekteve janë hedhur ide nga më të ndryshmet lidhur me marrëveshjen ndërsa i vetmi qëndrim i pandryshueshëm deri tash është këmbëngulja e të dyja partive se nuk ka alternativë tjetër përveç koalicionit ndërmjet tyre, me kusht që kjo të nënkuptojë edhe zgjedhje të reja.
Facebook Forum