Lidhje

Walker: Vuçiç po i përsërit fjalët e Millosheviçit për masakrën e Reçakut


Walker: Vuçiç po i përsërit fjalët e Millosheviçit për masakrën e Reçakut
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:51 0:00

Ambasadori William Walker, tha të martën se mohimi i masakrës së Reçaku nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është vetëm përsëritje e fjalëve të Slobodan Millosheviçit, ish presidentit serb që vdiq në Hagë në vitin 2006 ndërsa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë. Ai i bëri këto komente në Prishtinë, duke ju kundërpërgjigjur presidentit serb, i cili në fund të vitit të kaluar e quajti zotin Walker mashtrues dhe fabrikues të masakrës.

Walker: Vuçiç po i përsërit fjalët e Millosheviçit për masakrën e Reçakut
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:51 0:00

Ish drejtuesi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, tha sot se deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që mohojnë masakrën e Reçakut janë përsëritje e fjalëve të pararendësit të tij, Sllobodan Millosheviç.

Ai i bëri këto komente në Prishtinë, gjatë një konference me titull “Reçaku nuk është gënjeshtër”, të organizuar nga Republikanët e Kosovës dhe ata të Serbisë.

Në fund të vitit të kaluar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nxiti reagime të zemëruara në Kosovë duke e cilësuar masakrën e Reçakut në Kosovë si të fabrikuar për të arsyetuar fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, dhe të fabrikuar nga një mashtrues, siç është William Walker”.

“Kur njerëzit më pyesin për reagimin tim lidhur me deklaratat e presidentit Vuçiç që më thërret gënjeshtar, duke thënë se Reçaku nuk ka ndodhur, reagimi është që po dëgjoj edhe njëherë fjalët e Sllobodan Millosheviçit”, tha ambasadori Walker.

“Unë nuk jam sot këtu për të vërtetuar që Reçaku nuk ishte gënjeshtër. Bota e kupton që Reçaku ka ndodhur dhe që më shumë se 40 fshatarë nga një fshat i vogël e i pambrojtur janë masakruar dhe që janë kryer krime të luftës dhe këto janë kryer nga forcat e sigurisë nga Beogradi nën komandën e Slobodan Millosheviçit”, tha ai.

Më 5 dhjetor të vitit të kaluar një gjykatë në Prishtinë e dënoi me dy vjet heqje lirie një ish ministër serb të qeverisë së Kosovës për shkak të mohimit të kësaj masakre dhe ky vendim riktheu rrëfimin serb për të, gjë që nxiti reagime në shkallë të gjerë.

Ambasadori Walker tha se masakra e Reçakut ndodhi dhe kjo çoi deri te krijimi i shtetit të Kosovës.

“Unë nuk jam i shqetësuar lidhur me atë çka ka thënë zoti Vuçiç për mua, unë e shoh shqetësuese që njëzet vjet më pas, ai vazhdon duke mohuar, mohuar, mohuar atë çka ndodhi më 15 janar të vitit 1999 në fshatin të quajtur Reçak”, tha ai.

Në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, forcat serbe ndërmorën një sulm kundër fshatit Reçak, në komunën e Shtimjes, në jug të Prishtinës. Ata hynë shtëpi më shtëpi, ndanë meshkujt më vete dhe ekzekutuan rreth 45 prej tyre.

Të nesërmen, ish drejtuesi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, shkoi në vendin ku ishin hedhur kufomat dhe e quajti aktin një masakër dhe krim kundër njerëzimit, të kryer nga forcat serbe.

Masakra e Reçakut në vitin 1999 shënoi fillimin e një procesi diplomatik për t’i dhënë fund luftës në Kosovë e cila u përmbyll më ndërhyrjen e NATO-s.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG