Lidhje

Dëmet nga tërmeti në Tiranë, 31 të arrestuar


Në Shqipëri, prokuroria bëri të ditur sot se janë të paktën 31 persona, zyrtarë e ish zyrtarë vendor, inspektorë të ndërtimit, arkitektë, inxhinjerë dhe ndërtuesë në disa komuna të Tiranës, Farkë e Kashar, apo dhe të Bashkisë Vorë, të cilët janë arestuar në kuadër të hetimeve të nisura menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit. 7 persona të tjerë janë në kërkim. Akuzat ndaj tyre janë nga “Shpërdorimi i detyrës”, te “Falsifikimi I dokumentave” apo dhe “Ndërtim pa leje”

Shqipëri, pasojat e tërmetit: 31 persona në pranga
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:03 0:00

Hetimet e deritanishme në disa ish komuna të Tiranës janë përqëndruar rreth afro 130 pallateve dhe mbi 200 banesave të cilat janë shpallur të pabanueshme, si pasojë e dëmeve të rënda që pësuan nga tërmeti i 26 Nëntorit.

"Ne kemi konkluduar në këtë pjesë, për këto zonë, për të cilat kemi arritur të kemi hetime që të plota që krijojnë një dyshim të arsyeshëm për arrestimet e bëra, dhe jemi në vijim të procesit për hetime të tjera që nuk përshijnë vetëm zonat e Vorës, Farkës e Kasharit, të cilat janë evidentuar dhe dokumentuar deri në këto moment, por ka një shtrirje për të gjitha godinat në Tiranë që janë konstatuar sit ë pabanueshme”, deklaroi drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj.

Personat e arrestuar mund të grupohen, sipas prokurorit Erjon Imeraj, në tre kategori: ”Kryesisht janë subjekte që kanë patur apo kanë funksione publike në komunat apo ish komunat e Tiranës, ka subjekte që janë nënkontraktorë apo drejtuesë ligjorë e teknikë të firmave të ndërtimit, si dhe subjekte private që për shkak të përshtatjes së godinave të vjetra të para Viteve ’90, kanë kryer punime kryesisht në katet e para të ndërtesave”.

Edhe akuzat ndaj tyre shkojnë nga ato për “Shpërdorim detyre”, te “Falsifikimi i dokumentave”, në raste të vërtetimeve të lëshuara për punime të pakryera, apo duke fshehur cilësinë e materialeve të ndërtimit si dhe duke manipuluar aktet e kolaudimit apo akte të tjera që lidhen me procesin e punimeve. Një akuzë tjetër është dhe ajo e “Nërtim pa leje”, në rastet e ndërhyrjeve abuzive në godinat akzistuese, apo shkelje të lejeve të dhëna.

Menjëherë pas tërmetit, disa prokurori nisën hetimet për pasojat e shkaktuara. Muajin e kaluar dhe prokuroria e Durrësit firmosi 17 urdhëra arresti për ndërtuesë, ish zyrtarë e nëpunës të administratës lokale, apo dhe mbikqyrës e kolaudues të punimeve të cilët dyshohet të kenë vepruar në shkelje të ligjeve. Akuzat ndaj tyre shkojnë nga shpërdorimi i detyrës deri te ajo e vrasjes

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG