Lidhje

Ukrainë, presidenti nuk pranon dorëheqjen e kryeministrit


Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy duket se nuk e ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Kryeministri Oleksiy Honcharuk. Ai tha se ka vendosur t'i japë atij një mundësi tjetër duke shtuar se nuk është koha që vendi të pësojë tronditje politike.

Kryeministri i Ukrainës dha dorëheqjen të premten pas publikimit të një audio-regjistrimi gjatë të cilin sipas njoftimeve, ai dëgjohet duke bërë komente denigruese ndaj presidentit lidhur me njohuritë e tij mbi ekonominë.

Në një postim në facebook Oleksiy Honcharuk shkruante se ai mori detyrën e kryeministrit për të përmbushur programin e presidentit, duke e quajtur atë "model të sinqeritetit dhe moralit".

Duke iu referuar përgjimit të publikuar zoti Honcharuk shkruante se "për të hequr çdo dyshim në lidhje me respektin dhe besimin tonë tek presidenti, paraqita një letër dorëheqje dhe presidenti do ta paraqesë atë në parlament".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG