Lidhje

Lirimi i Dokles, ministrja Gjonaj: Të shkarkohet dhe hetohet gjykatësja


Etilda Gjonaj, ministre e Drejtesise
Etilda Gjonaj, ministre e Drejtesise

Në Shqipëri ministra e Drejtësisë Etilda GJonaj deklaroi sot se ka kërkuar nga institucionet e Drejtësisë pezullimin dhe marrjen e masave për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha e cila 3 ditë më parë vendosi lirimin me kusht të dënuarit me burgim të përjetshëm Endrit Dokle, i konsideruar si një ndër eksponentët më të rrezikshëm të krimit. Ministrja tha gjithashtu se i ka kërkuar Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet ndaj saj.

Gjonaj kërkon ndëshkimin e gjykatëses që liroi të dënuarin e rrezikshëm
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:51 0:00

Dalja nga burgu e Endrit Dokles, i dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh si dhe trafik droge, iu shtua listës të personazheve të ndryshëm të botës së krimit që shijojnë lirinë pikërisht falë mbështetjes së asaj Drejtësie që duhet të garantojë ndëshkimin e tyre.

Vendimi i gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha, u kundërshtua me forcë nga prokuroria e cila kishte këmbëngulur në përjashtimin e saj nga kjo çështje dhe duket të jetë një kronikë e paralajmëruar. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, tha sot se “shqetësimin për këtëçështje, e kam shprehur dhe adresuar institucionalisht që në fazën e gjykimit të saj, bazuar në informacionin që disponononim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i provës, duke patur indicie apo dyshim mbi objektivitetin dhe paanësinë e këtij gjykimi, duke kërkuar veç të tjerash verifikim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse”.

Zonja Gjonaj tha se që në Janar të viti 2018 i ishte drejtuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë të asaj kohe, por se kishte ndeshur vetëm në heshtje.

Ajo deklaroi se i është drejtuar institucioneve të Drejtësisë për të kërkuar masa ekstreme ndaj gjyqtares: “Duke marrë shkas nga vendimi i gjyqtares Hoxha, vendim haptazi në kundërshtim me ligjin, ashtu si dhe duke mbajtur në vëmendje, vendimmarrje të ngjashme të gjyqtarëve dhe prokurorëve,për lirimin apo favorizimine subjekteve kriminalë me rrezikshmëri të lartë, të cilat po kthehen në një precedent negativ, përsëris me zë të lartë nevojën e një reagimi të menjëhershëm institucional nga të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë”

Ministrja i është drejtuar Prokurorisë duke kërkuar nisjen e hetimeve ndaj Gjykatëses si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për pezullimin dhe mrrjen e masave për shkarkim. Interesimit të Zërit të Amerikës, Këshilli i Lartë Gjyqësor ju përgjigj se ky rast ishte diskutuar, por se ligji e ndalon atë të shprehet për një çështje të caktuar dhe se nisja e procedimit disiplinor i takon Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, institucion i cili nuk është ngritur ende. Këshilli pranoi se ndodhet para një situate të një ngërçi ligjor që nuk e lejon atë të veprojë.

Në vendimin e saj gjykatësja Hoxha duket se është ndihmuar dhe nga Drejtoria e shërbimit të provës Krujë, e cila ka sugjeruar rehabilitimin me dënim alternativ, të Dokles. MInistrja Gjonaj njoftoi se është pezulluar menjëherë nga detyra Drejtori i shërbimit të provës Krujë dhe po dje,është depozituar kallzim penal ndaj tij, në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Krujë për shpërdorim detyre.

Por për opozitën “teatri me deklarata të pavlera, pasi kriminelët ndihmohen të dalin nga burgu, duhet të marrë fund! Krimi i organizuar duhet të goditet me tolerancë zero! Por kjo as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë, sa kohë vendi drejtohet nga regjimi i kriminalizuar i Edi Ramës”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG