Lidhje

Këtë javë fillon në Senat gjyqi ndaj Presidentit Trump


Senate Impeachment Trial of President Trump to Hear Opening Arguments

Gjyqi ndaj Presidentit amerikan Donald Trump fillon nesër në një senat të kontrolluar nga republikanët. Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve, që në këtë rast shërbejnë si prokurorë, do të paraqesin argumentet e tyre para panelit që do të drejtohet nga Kryetari i Gjykatës së Lartë.

Të enjten, në senat Senat, Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts, bëri histori duke drejtuar ceremoninë e betimit për gratë dhe burrat që do të shërbejnë si anëtarë të jurisë në gjyqin kundër Presidentit Trump.

Senatorët u betuan për paanshmëri, por udhëheqësi republikan i Senatit ka thënë më parë se po punon krah për krah me Shtëpinë e Bardhë.

Adam Schiff, Menaxher demokrat i Gjyqit për shkarkimin e Presidentit Trump, marrë nga ABC “This Week”

"Imagjinoni që ju jeni një anëtarë i jurisë, dhe gjyqtari hyn në sallën e gjyqit dhe thotë,‘ Unë kam qenë në konsultim me të pandehurin dhe ne jemi pajtuar që nuk do të lejoj që prokuroria të thërras ndonjë

dëshmitar. Unë nuk do të lejoj që prokuroria t'ju tregojë ndonjë dokument. "Asnjë anëtar i jurisë nuk ka dëgjuar ndonjëherë një gjë të tillë në gjykatë, sepse kjo do të ishte absurde", tha ligjvënësi demokrat Adam Schiff, që do të jetë një nga menaxherët e gjyqit.

Presidenti Trump këtë javë përsëri tha se ai nuk bëri asnjë gabim në telefonatën e korrikut me presidentin e Ukrainës, në të cilën Trump kërkoi hapjen e hetimeve ndaj një rivali politik. Në atë kohë Trump po mbante pezull 400 milion dollarë ndihma ushtarake të miratuara nga kongresi. Ekipi i mbrojtjes i Presidentit Trump ka argumentuar se hetimi për shkarkimin e Presidentit nuk duhet të kishte ndodhur kurrë pasi ndihma u lëshua përfundimisht pa u shpallur njoftimi për një hetim të rivalit politik.

Alan Dershowitz, Këshilltar Ligjor, Ekipi i Mbrojtjes së Presidentit Trump, ABC “ This Week”

“Kur keni dikë që për shembull akuzohet për një krim. Le të supozojmë se keni shumë prova, por juria e madhe të dënon thjesht për diçka që

nuk është krim dhe kjo është ajo që ka ndodhur këtu. Ju keni shumë prova, prova të debatueshme që mund të çojnë në dy rrugë, por votimi ishte që Presidenti të auzohej për abuzim të pushtetit, që nuk është brenda kritereve kushtetuese për shkarkim nga detyra", tha Alan Dershowitz, këshilltar ligjor i Ekipit të Mbrojtjes së Presidentit Trump.

Demokratët duan të thërrasin dëshmitarë të rinj në gjyqin e Senatit pas zhvillimeve të fundit që kur Dhoma e Përfaqësuesve dërgoi në senat akuzat, por republikanët thonë jo, duke fajësuar demokratët për nxitim të procesit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG