Lidhje

Aktivistë pro-armëmbajtjes, tubim në Virxhinia


Në SHBA, mijëra aktivistë pro-armëmbajtjes, duke përfshirë anëtarë milicish të armatosura, mblidhen sot për një tubim në kryeqytetin e shtetit juglindor të Virxhinias, për të protestuar kundër rregulloreve të reja të propozuara për kontrollin e armëve.

Rreth ndërtesës së kapitolit në kryeqytetin e këtij shteti, Richmond, janë shtuar masat e sigurisë.

Senati i Virxhinias miratoi të enjten një ligj për kontrollin e së kaluarës të çdo personi që ble armë zjarri si dhe kufizon blerjen e revolverëve deri në një në muaj.

Një projekt-ligj tjetër rivendos të drejtat e qeverive lokale për të mos lejuar armë në ndërtesat publike dhe objekte të tjera.

Neo-nazistët, militantët dhe grupet e tjera për të drejtat e armëmbajtjes deklaruan se do të mblidheshin në masë për tubimin e së hënës, i cili organizohet çdo vit nga Lidhja e Mbrojtjes së Qytetarëve në Virxhinia.

Për shkak të kërcënimeve të dhunës, guvernatori i Virxhinias, Ralph Northam, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të përkohshme që ndalon të gjitha armët nga Sheshi i Kapitolit në Richmond gjatë tubimit të së hënës.

Megjithatë, armët u lejuan jashtë sheshit të Kapitolit dhe shumë nga njerëzit që morën pjesë në tubim erdhën në Richmond me armë.

Grupet për të drejtat e armëmbajtjes, të cilat thonë se e drejta e tyre garantohet nga kushtetuta, i kërkuan Gjykatës së Lartë të Virxhinias ta shpallë jokushtetues ndalimin e përkohshëm të armëve gjatë tubimit, por gjykata e la në fuqi vendimin e guvernatorit.

Grupet ekstremiste kanë përmbytur mediat sociale dhe internetin me mesazhe kërcënuese dhe aludime për dhunë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG