Lidhje

Tiranë: Pritshmëritë e Ballkanit Perëndimor për integrimin europian


Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, organizoi në bashkëpunim me institute të tjera të rajonit konferencën mbi Integrimin Europian të Ballkanit Perëndimor dhe për të ardhmen realiste pas përmbyshjes së objektivave.

Pritshmëritë e Ballkanit perëndimor për integrimin evropian
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:10 0:00

Studiuesit diskutuan para një auditori me diplomatë, zyrtarë e studentë mbi rezultatet e procesit të integrimit dhe angazhimet e institucioneve të BE-së për të afruar Ballkanin Perëndimor.

“Në rastin e Shqipërisë një zhvillim me rëndësi ishte vendimi i marrë në parlamentin gjerman. Mos harrojmë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria u trajtuan në mënyra të ndryshme sa u takon kushteve për të ecur përpara. Shqipëria ka një listë të saktë me dyta dhe afate dhe në këto kushte është ende. Ato detyra janë në tryezë për tu kryer. Besoj se zgjerimi është një histori e mirë edhe për vet BE-në, sepse do të tregojë energjinë jetësore të tij dhe fuqinë për të ndryshuar, e jo vetëm për vendet e Ballkanit. Mbetet për t’u parë ecuria e kësaj faze dhe pritet një përgjigje mbi besueshmërinë e procesit në këtë fazë. Nëse procesi bazohet në rregulla të qarta, atëherë integrimi dhe zgjerimi do të jetë një histori suksesi për të dy anët si për BE-në edhe për vendet e Ballkanit perëndimor” - tha Alba Çela, përfaqësuese e Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare.

Ndërsa studiuesja nga Shkupi Ardita Abazi, tha se shoqëria maqedonase është e zhgënjyer nga vendimi i fundit prej BE-së, ndonëse u bënë aq shumë sakrifica dhe u përmbushën shumë detyra, duke nisur nga ndryshimi i emrit të shtetit e deri te tema të tjera.

“Shumë njerëzve në Maqedoninë e Veriut iu duket se BE i la vetëm, ndërsa për Shqipërinë vendet anëtare kishin disa shqetësime të tjera, por sa u takon maqedonasve ata mbetën të zhgënjyer. Viti që kaloi pati arritje të mëdha edhe gabime të mëdha me integrimin, madje janë duke u tërhequr edhe disa vende anëtare që ishin entuziastë për zgjerimin e BE-së. Maqedonia e Veriut po shkon drejt zgjedhjeve të reja, por nuk pres, tha zonja Abazi, që përpara tyre të ketë ndonjë lajm pozitiv për zgjerimin. Reformimi I vet BE është tani në tavolinë ndërsa për planet e zgjerimit do të ketë diskutime të tjera dhe pritet një metodologji e re” - tha zonja Abazi.

Në konferencë ndërhyri edhe ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Vasak, e cila tha se vendet kandidate duhet të sigurohen nëse i kanë përbushur kriteret e anëtarësimit, dhe theksoi se arritjet e deritanishme janë me rëndësi, por nevojitet më shumë.

“Pse kaq shumë njerëz po e lënë Shqipërinë, kur kanë një vend të mrekullueshëm, dhe shkojnë në Britani, Gjermani dhe Francë. Mbani parasysh se qysh kur është krijuar Bashkimi Europian dhe deri në gjithë dokumentat e tij të fundit në qendër të gjithçkaje është zbatimi i ligjit” - tha ambasadorja Vasak.

Studiuesit nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia pohuan se në rajon është ende e lartë dëshira për t’u integruar në BE dhe administratat po përpiqen të arrijnë këtë, ndërsa tani pritet për t’u parë se si do të ecin etapat e reja, pasi tha Komisioni Europian se Tirana dhe Shkupi janë gati për çeljen e negociatave, por kjo nuk ndodhi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG