Lidhje

Tiranë: Presidenti i Këshillit Europian viziton Shqipërinë


Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, deklaroi në Tiranë se shpresonte që Konferenca e Donatorëve më 17 shkurt të jetë një mbështetje reale për popullin shqiptar pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit.

Ai tha se shtylla e parë është domosdoshmëria se si e mendojnë qeveritë e vendeve anëtare të BE-së procesin e zgjerimit dhe reformat e kërkuara, me qëllim që ky proces të jetë i besueshëm dhe me lidership politik.

Tiranë: Presidenti i Këshillit Europian viziton Shqipërinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:10 0:00

“Komisioni Europian para verës bëri propozime për Këshillin Europian, lidhur e hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut. Përsëri do ta kemi këtë debat në Këshillin Europian mbi bazën e propozimit që do të bëhet përsëri nga Komisioni Europian në lidhje me këtë temë. Ne jemi këtu. Komisioni Europian duhet të jetë i qartë për orientimin që do të bëjë dhe më pas, ne do të kemi nevojë që të konsultohen vendet anëtare dhe do të jetë një dialog i fortë, një dialog intensiv dhe një dialog i përgjegjshëm dhe unë si President i Këshillit Europian do të inkurajoj afrimin e pikëpamjeve dhe do të inkurajoj Komisionin Europian që të vendosë” - tha zoti Michel.

Pika e tretë, sipas tij, është mobilizimi që duhet të bëhet rreth tryezës së Bashkimit Europian për arritjen e një pakti investimesh dhe rritje për Ballkanin Perëndimor, një pakt rritjesh që do të mobilizojë të gjitha sferat e mundshme, me qëllim që të inkurajohet zhvillimi ekonomik që është një kusht kyç për avancimin e progresit social dhe ekonomik dhe gjithashtu, për të çuar përpara të gjitha bashkëpunimet rajonale.

Ndërsa kryeministri Edi Rama theksoi besimin e tij se BE do ta nbështesë Shqipërinë si për të kapërcyer dëmet e tërmetit të nëntorit ashtu edhe për ecurinë e procesit të integrimit.

“Kemi folur me Presidentin e Këshillit Europian edhe për procesin e reformave dhe ecurinë e procesit të integrimit. Kemi ndarë pikëpamjet lidhur me çka është arritur deri këtu, çka duhet arritur më tutje dhe njëkohësisht, edhe mbi diskutimin e brendshëm në Bashkimin Europian për atë që tanimë njihet si Metodologjia e re e Zgjerimit dhe në tërësi më vjen shumë mirë që Presidenti ka shprehur vullnetin për të qenë posaçërisht i angazhuar për rajonin, jo vetëm në funksion të procesit të integrimit të mëtejshëm individualisht të vendeve, por edhe në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal dhe të një qasjeje të re të Brukselit në raport me zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit” - tha zoti Rama.

Shqipëria mbetet në pritje të një mbështetje të gjerë më 17 shkurt kur do të mbahet konferenca e donatorëve për të kapërcyer dëmet e rënda të tërmetit, ashtu edhe në mars nëse do të miratohet hapja e negociatave për anëtarësim të plotë në BE.

Tërmeti i 26 nëntorit u mori jetën 51 personave, rreth 1 mijë të tjerë u plagosën dhe afro 15 mijë njerëz kanë humbur banesat, e tani shpreson që shtetet anëtare të BE-së dhe donatorë të tjerë t’i gjenden pranë në përpjekjen e madhe për rindërtimin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG