Lidhje

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Rescue workers continue to look for people trapped under debris following a strong earthquake that destroyed several buildings on Friday, in Elazig, eastern Turkey, Sunday, Jan. 26, 2020. Working against the clock in freezing temperatures, Turkish…

Agjencia turke e ndihmave për fatkeqësitë tha të hënën se numri i vdekjeve pas tërmetit të fuqishëm të javës së kaluar është rritur në 41, ndërkohë që u njoftua se vendi i dha fund zyrtarisht operacione të kërkim-shpëtimit.

Gati 4,000 njerëz, me ndihmën e gërmuesve mekanikë, kanë punuar në temperatura nën zero për të kontrolluar nëpër rrënoja pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 6.8 që goditi mbrëmjen e së premtes qytetin Elazig në pjesën lindore të vendit.

Zyrtarët thonë se 76 ndërtesa u shkatërruan dhe qindra të tjera janë dëmtuar.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, punonjësit e emergjencave kanë ngritur më shumë se 9,500 tenda për të strehuar dhe ushqyer të zhvendosurit.

Autoritetet thonë se deri tani kanë nxjerrë 45 njerëz nga rrënojat.

Që nga tërmeti i së premtes, ka patur më shumë se 900 pasgoditje, raportojnë mediat turke.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG