Lidhje

SHBA, rasti i parë i infektimit me koronavirus nga një njeri tek tjetri


Centers for Disease Control and Prevention Director Robert Redfield
Centers for Disease Control and Prevention Director Robert Redfield

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thanë të enjten se kanë konfirmuar transmetimin e parë nga një njeri tek tjetri në Shtetet e Bashkuara të koronavirusit vdekjeprurës .

Robert Redfield i Qendrës Amerikane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) tha se një burrë që mori virusin kishte qenë në kontakt të ngushtë me gruan e tij, e cila kishte udhëtuar në Wuhan të Kinës, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit që ka vrarë 170 njerëz.

Redfield tha se çifti banon në qytetin e Çikagos. Burri nuk kishte shkuar në Kinë me gruan e tij. Ky është rasti i gjashtë i koronavirusit në SH.B.A. Pesë nga këto raste përfshijnë njerëz të kthyer në SH.B.A pasi kishin udhëtuar në Kinë.

Sipas Washington Post-it, të enjten, Shtetet e Bashkuara njoftuan fluturime të reja për në Wuhan për të evakuuar amerikanët që janë akoma në qytet.

Disa vende kanë evakuuar shtetasit e tyre nga Wuhan-i. Linjat ajrore ndërkombëtare kanë pezulluar fluturimet direkte për në Kinë.

Departamenti i Shtetit njoftoi se do të tëheqë personelin jo të domosdoshëm nga ambasada e SHBA në Pekin dhe nga konsullata të tjera.

Presidenti Trump informohet për koronavirusin

Presidenti Donald Trump u informua për shpërthimin e koronavirusit nga ato që ai i quan "agjensi të mëdha" që punojnë me Kinën.

"Ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë zhvillimet. Kemi ekspertët më të mirë në botë dhe ata janë në krye të situatës 24/7," tha presidenti në Twitter.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se po shqyrton kufizime të mëtejshme për linjat ajrore amerikane që fluturojnë për në Kinë, përveç kufizimeve vullnetare nga disa kompani ajrore. Akoma nuk është vendosur nëse do të vihet një ndalim udhëtimi.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se asnjë nga të 195 pasagjerët amerikanë të evakuuar të mërkurën nga Wuhan-i nuk patën simptoma të koronavirusit. Ata do të qëndrojnë në një bazë ushtarake amerikane në Kaliforni të paktën deri në fund të javës.

CDC tha se rreziku për amerikanët është i ulët dhe se po punon me OBSH-në për të çuar një ekip amerikan në Kinë sa më shpejt të jetë e mundur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG