Lidhje

Airbus gjobitet me 3.9 miliardë dollarë për përfshirje në ryshfete


Flag with Airbus logo is pictured next to European and French flags at the Airbus A380 final assembly line at Airbus headquarters in Blagnac near Toulouse, France, March 21, 2018.

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi të premten se prodhuesi evropian i avionëve, Airbus SE ka pranuar të paguajë më shumë se 3.9 miliardë dollarë gjoba tek autoritetet në Shtetet e Bashkuara, Britani dhe Franca në kuadër të një marrëveshje pas akuzave për ryshfet, si dhe shkelje të kontrollit të eksportit të armëve.

Airbus filloi negociatat për një marrëveshje me Departamentin e Drejtësisë tre ditë pasi prokurorët federalë akuzuan kompaninë për shkelje të Ligjit mbi Praktikat e Korrupsionit të Huaj (FCPA) dhe komplot për të shkelur Ligjin e Kontrollit të Eksportit të Armëve (AECA) dhe rregulloret e tij të zbatimit.

Akuzat për ryshfet rrodhën nga dyshimet për një skemë të kompanisë për t’u ofruar dhe paguar ryshfete zyrtarëve të huaj, përfshirë atyre të qeverisë kineze, për të marrë kontrata për shitjen e avionëve.

Akuzat për shkelje të Ligjit të Kontrollit të Eksportit të Armëve rezultuan nga dështimi i kompanisë Airbus për t'i njoftuar autoritetet amerikane në lidhje me kontributet për organizatat politike dhe fitimet e bëra në lidhje me shitjen e avionëve një ushtrie të huaj.

Departamenti i Drejtësisë e përshkroi marrëveshjen si "zgjidhja më e madhe globale e ryshfeteve të huaja deri më tani".

"Airbus u angazhua në një skemë shumëvjeçare dhe masive për të forcuar në mënyrë korruptive interesat e saj të biznesit duke paguar ryshfete në Kinë dhe vendet e tjera dhe duke i fshehur ato ryshfete," tha Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Brian A. Benczkowski i Divizionit Kriminal të Departamentit të Drejtësisë.

Si pjesë e marrëveshjes, Airbus do t'i paguajë afro 600 milionë dollarë autoriteteve amerikane, 2.29 miliardë dollarë autoriteteve në Francë dhe më shumë se 1 miliard dollarë Zyrës për Mashtrime të Rënda të Britanisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG