Lidhje

Anija humanitare me migrantë mbetet në det të hapur


Një anije humanitare spanjolle me 363 migrantë në bord po bën thirrje që të lejohet të ankorojë në një port, në mënyrë që të zbarkojë pasagjerët e saj pas disa ditësh lundrimi në Detin Mesdhe.

Gerard Canals, kreu i misionit "Krahët e Hapura" tha i shqetësuar se po mbarojnë rezervat ushqimore duke shtuar se ka rreth 30 kilogramë oriz në bord, që janë mjaftueshëm për vetëm dy ditë të tjera.

Migrantët u shpëtuan prej anijes humanitare falë pesë operacione të veçanta në det. Migrantët udhëtonin në varka të vogla të nisura nga trafikantët e qënieve njerëzore me qendër në Libi.

Pasi Malta nuk dha leje për ankorimin e anijes në një portet e saj zoti Canals tha segrupi i shpëtimit shpreson që Italia ta bëjë një gjë të tillë.

Në muajt e fundit Italia i ka lejuar anijet e bamirësisë që të zbarkojnë migrantët e shpëtuar në det në portet e saj me kushtin që vendet e tjera të Bashkimit Evropian të pranojnë t’i marrin disa nga azilkërkuesit. Disa vende të BE-së janë zotuar të ndajnë barrën mes tyre gjatë një konferencë të mbajtur në Maltë disa muaj më parë.

Qeveria e kaluar e Italisë, e cila përfshinte Lidhjen kundër migrantëve dhe ministri i Brendshëm i asaj kohe Matteo Salvini kanë shkaktuar pengesa të përsëritura duke refuzuar të japin leje për anijet e shpëtimit. Në disa raste, anijet humanitare kanë mbetur në harresë me ditë të tëra ose janë detyruar të lundrojnë deri në Spanja për t'i zbarkuar migrantët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG