Lidhje

“Tirana Observatory”, një botim anglisht me studime mbi diplomacinë


“Tirana Observatory”, një botim anglisht me studime mbi diplomacinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:25 0:00

Në Shqipëri, ka nisur të botohet dhe të tërheqë vëmendjen e studiuesve dhe diplomatëve revista e re në anglisht “Tirana Observatory”. Ajo është fryt i kërkimeve të Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe i kushtohet tërësisht zhvillimeve diplomatike në Europën Juglindore, si dhe marrëdhënieve të Shqipërisë me fqinjët dhe me aleatët strategjikë.

“Tirana Observatory”, një botim anglisht me studime mbi diplomacinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:25 0:00

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare ka nisur të botojë një revistë shkencore në gjuhën engleze mbi çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë, të emërtuar “Observatori” i Tiranës.

Numrat e parë të vjeshtës dhe dimrit përmbajnë studime mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-të dhe Bashkimin Europian, si dhe raportet e Tiranës me Prishtinën, Beogradin, Athinën, e Shkupin dhe Ankaranë.

“Revista quhet “Tirana Observatory”. Numri i parë në vjeshtë përqëndrohet tek integrimi europian I Shqipërisë dhe marrëdhëniet e saj dypalëshe me një fokus të veçantë tek Greqia. Kurse botimi I dytë, përveç artikujve që ka për bashkëpunimin rajonal, ka edhe një fokus tek marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë dhe Kosovën. Autorët janë të njohur dhe të ndryshëm; janë shqiptarë dhe nga vende të tjerë me ekspertizë të jashtëzkonshme për Shqipërinë” - thotë Alba Çela, zëvendës-kryeredaktore e revistës së re.

Revista përfshin studime historike dhe aktuale mbi diplomacinë rajonale, europiane e botërore, që ndihmojnë në kuptimin e zhvillimeve më të fundit në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në faqet e Observatorit të Tiranës spikasin studiues të njohur ndërkombëtarë si Nikolla Pano, Bernd Fischer, Sonja Biserko, Franz-Lothar Altman, si dhe studiuesit shqiptarë Veton Surroi, Albert Rakipi, Alba Çela, Ledion Krisafi, Ilir Kalemaj e Alfons Rakaj.

“Bordi i revistës është i përbërë nga ekspertë nga e gjithë bota, nga SHBA, nga komuniteti shqiptaro-amerikanë, nga Europa, Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi. Ata herë pas here kontribuojnë edhe me artikuj, ndërkohë që redaktojnë edhe materialet e revstës” - tha zonja Çela.

Revista është produkt i Institutit për Studime Ndërkombëtare, i cili zhvillon herë pas here konferenca ndërkombëtare dhe vlerësohet si një qendër me rëndësi e studimeve diplomatike.

“Për ne është një vlerësim shumë i veçantë, që për të gjashtin vit Universiteti i Pensilvanisë në rankimin e vetëm të njohur ndërkombëtarisht për organizatat think tank me kërkime, me studime akademike na liston në listën e organizatave më të mira në botë me profil në çështjet e sigurisë dhe të politikës së jashtme, ndër 20 organizatat më të mira në Europën qendrore e juglindore. Ky është një vlerësim, që e kemi marrë vit pas viti dhe u publikua sot dhe do të preantohet në 20 qendra në të gjithë botën” - tha zonja Çela.

Në shkrimet e revistës Observatori studiuesit dhe diplomatët e rajonit gjejnë studime mbi dilemat e kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria, mbi nacionalizmin dhe integrimi europian, Mini-Shengenit, dekriminalizimi dhe zgjedhjet në Ballkan, premtimet në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, e tashmja dhe e ardhmja e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë, dhe mbi politikën greke në Ballkan.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG