Lidhje

Kirk Douglas, legjenda e Hollivudit vdes në moshën 103 vjeçare


Kirk Douglas, legjenda e Hollivudit vdes në moshën 103 vjeçare
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:29 0:00

Një nga të mbijetuarit e fundit të epokës së artë të Hollivudit, legjenda e filmit Kirk Douglas, ka vdekur.

Djali i tij, aktori Michael Douglas, njoftoi vdekjen e babait të tij të mërkurën pasdite në Los Anxhelos.

"Me një trishtim të jashtëzakonshëm, vëllezërit e mi dhe unë njoftojmë se Kirk Douglas na la sot në moshën 103 vjeç,", tha Michael Douglas në një deklaratë për revistën People dhe në faqen e tij në Facebook.

"Për botën, ai ishte një legjendë, një aktor nga epoka e artë e filmave që jetoi përtej viteve të arta, një humanitar përkushtimi i të cilit ndaj drejtësisë dhe kauzat që ai besonte, vendosën një standard për të gjithë ne që ta aspirojmë", shtoi Michael Douglas.

"Kirk jetoi mirë dhe la një trashëgimi në film që do të qëndrojë për brezat që do vijnë, dhe një histori si një filantrop i njohur që punoi për të ndihmuar publikun dhe për të sjellë paqen në planet," shtoi Michael, duke thënë se ai është "tepër krenar” për babain e tij.

Kirk Douglas ishte 103 vjeç. Djali i emigrantëve të varfër ruso-hebrenj, Douglas u shfaq në 90 filma në një karrierë që zgjati 60-vjet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG