Lidhje

Koronavirusi dhe droja mes komunitetit kinezo-amerikan


Ndërsa zyrtarët e shëndetësisë po luftojnë koronavirusin, disa kinezo-amerikanë shqetësohen mbi mundësitë e një reagimi ndaj komunitetit të tyre, pasi frika ndaj epidemisë mund të kthehet në frikë ndaj popullsisë kineze.

Korrespondetja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn njofton nga qyteti San Françisko në Kaliforni.

Në “Chinatown” lagjen kineze të San Françiskos, pjestarë të një shoqate artistike dhe kulturore kineze (Leung White Crane Dragon and Lion Dance ) vizitojnë bizneset për t’i bekuar ato si pjesë e festimeve të Vitit të Ri Hënor.

Festimet nuk munguan, edhe pse në Kinë virusi vdekjeprurës ka pezulluar fluturimet brenda dhe jashtë vendit. Calvin është me shoqatën “Leung White Crane Dragon and Lion Dance”.

“Ne nuk jemi ndikuar. Vë re që disa njerëz kanë marrë masa. Por kryesisht komuniteti i lagjes kineze nuk duket se është shumë i shqetësuar lidhur me këtë.”

Ekzistojnë shqetësime lidhur me dezinformime në median sociale kundër aizatikëve. Është diçka me të cilën kinezo-amerikanët janë përballur më parë. Hoi Leung është me Qëndrën Kulturore Kineze në San Françisko.

“Po shohim postime të ndryshme në median sociale të qëllimshme apo për shaka. Ende kemi të bëjmë me steriotipe që nga ardhja e e kinezëve në Shtetet e Bashkuara në vitet 1800.”

Disa nga postimet mund të jenë shaka apo për argëtim por gjithashtu etiketojnë jo vetëm kinezo-amerikanë por këdo që është aziatik, thotë Leung.

“Ka një tendencë në historinë e vendit tonë ku njerëzit tregohen shumë racistë ose ksenofobë sidomos në sigurinë e shëndetit publik. Mendoj se egziston një vijë shumë e hollë mes përpjekjeve për të mbrojtur veten dhe pa ngacmuar dikë tjetër.”

Një postim së fundmi nga Universiteti i Kalifornisë në Berkley e quajti si reagim normal ksenefobinë ndaj aziatikëve. Universiteti hoqi postimin dhe kërkoi falje. Por shumë njerëz në komunitetin kinez u ndjenë keq. Hong Mei Pang është veprimtare e komunitetit kinez.

“U kujtojmë të gjithëve se kjo është një çështje e shëndetit publik dhe të mos përdoret si fajësim apo të bëhen përgjithësime ndaj kujtdo. Po ashtu u kërkojmë institucioneve të tregohen të përgjegjshën ndaj studentëve të tyre, ndaj popullsisë dhe komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kaliforni.” Hoi Leung në Qëndrën Kulturore Kineze në San Françisko.

“Nuk ka të bëjë me atë se kush po vihet në shënjestër, por me ndjelljen e frikës dhe pasojat që mund të sjellë.”

Tani për tani, kjo drojë mund të duket e largët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG