Lidhje

BE, Franca gati të zhbllokojë hapjen e bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin


Franca duket e gatshme të heqë dorë nga bllokimi i hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nëse Komisioni europian do të japë një vlerësim pozitiv për ecurinë e të dy vendeve.

Qëndrimi i ri, i cili pason metodologjinë e re për bisedimet, u bë i ditur nga presidenti francez Emmanuel Macron në Mynih, ku ai po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare të sigurisë. “Ne duhet të shohim se çfarë thotë Komisioni, lidhur me përparimet e pritura nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, për këto çështje. Dhe në funksion të parakushteve që unë kisha parashtruar, nëse rezultatet janë pozitive dhe besimi vendoset, atëherë ne do mund të jemi në gjendje që ta hapim bisedimet”, deklaroi presidenti Macron.

Në mbledhjen e tetorit të Këshillit Europian, presidenti francez, vuri veton duke lënë pezull shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, ndërsa kërkoi një rishikim të procesit të bisedimeve dhe vetë zgjerimit.

Komisionit europian ju kërkua që të përgatiste një metodologji të re, e cili u prezantua javën e shkuar në Bruksel nga komisioneri për Zgjerimin Oliver Harvelyi. Lidhur me vlerësimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriu ai tha se “rekomandimi i mëparshëm i Komisionit është ende i vlefshëm”, dhe se Komisioni është i mendimit se “duhet të hapen bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne e dimë se megjithatë duhet të përditësojmë këtë rekomandim, me zhvillimet e fundit. Ka patur përparime ne të dy vendet të cilat unë i kam vizituar se fundmi. Ajo që kam parë është se ato kanë vijuar me reformat. Dhe ky është një përparim që ne duhet ta vëmë në tavolinën e Këshillit e mbi bazën e të cilave të debatojmë mbi rastin, se bisedimet për anëtarësim, së bashku me metodologjinë e re mund të nisin”, deklaroi Varhelyi.

Në situatën e krijuar duket se shpresat që në muajin mars Shqipëria të mund të marrë hapjen e bisedimeve për anëtarësim po shkojnë drejt konkretizimit, duke qenë se nga ana e saj, edhe Gjermania, e cila ka gjithashtu një peshë vendimtare, është shprehur publikisht në favor të hapjes së bisedimeve në mars.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG