Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi thotë se e përkrah vendimin e qeverisë së Kosovës për tarifat ndaj Serbisë, por shtoi se kjo e ka dëmtuar Preshevën ekonomikisht si dhe në aspektin social. Ai tha se e ardhmja e Luginës së Preshevës varet nga dialogu Kosovë-Serbi dhe se ai dëshiron që dialogu për çështjen e tarifave të vazhdojë. Zoti Arifi vuri në dukje gjithashtu se përfaqësimi i deritanishëm i shqiptarëve në legjislativin serb ka qenë formal dhe jocilësor.
Embed
share
The code has been copied to your clipboard.
The URL has been copied to your clipboard
No media source currently available