Gjashtë kandidatë demokratë ndodhen në Nevada për debatin e nëntë në kuadër të garës për të zgjedhur kandidatin zyrtar të partisë që do të përballet me Presidentin Donald Trump në nëntor. Senatori i Vermontit Bernie Sanders dhe ish-kryetari i bashkisë së South Bendit të shtetit të Indianës, Pete Buttigieg, vijnë në këtë debat pas paraqitjeve të forta në Ajova dhe Nju Hampshër, dy shtetet e para ku u zhvilluan garat mes demokratëve.
Senatorja e Minesotës Amy Klobuchar po kërkon të ruajë rritjen e beftë që e renditi atë në vend të tretë në New Hampshër.
Në mesin e kandidatëve për të cilët debatet dhe votimi i së shtunës janë një shans për t’u rikthyer tek mbështetja që i bëri ata pretendentë të fortë në sondazhet e mëparshme kombëtare janë ish-nënpresidenti Joe Biden dhe senatorja e Masaçusetsit Elizabeth Warren.
Në skenë për herë të parë do të jetë ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg. Zoti Bloomberg ka shënuar një rritje në sondazhet kombëtare në javët e fundit si dhe ka shpenzuar me qindra miliona dollarë për fushatën e tij.
Christian Lundberg, një profesor në universitetin e Karolinës së Veriut tha për Zërin e Amerikës se ai mendon se zoti Sanders do të përpiqet të pozicionohet si udhëheqës në zgjedhjet paraprake ndërsa zoti Biden dhe zonja Warren do të përpiqen të minimizojnë humbjen.
Në rastin e zotit Bloomberg, ai thotë se pret një që ai ta shfaqë veten si kandidati më i mirë për të garuar përballë presidentit Donald Trump.
Facebook Forum