Lidhje

Cakaj: Kufiri Shqipëri-Kosovë nuk duhet të ekzistojë


Ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë, viziton Kosovën
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:49 0:00

Në Kosovë për vizitë po qëndron ministri në detyrë i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj i cili zhvilloi gjatë ditës takime me udhëheqësit e institucioneve të vendit. Ata folën për idenë e zhbërjes së kufirit mes Kosovës e Shqipërisë si dhe për bashkërendimin politik e ekonomik mes të dyja vendeve. Më hollësisht nga Prishtina njofton korrespondentja jonë, Edlira Bllaca.

Ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë, viziton Kosovën
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:49 0:00

Ministri në detyrë i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, tha të mërkurën se kufiri me Kosovën nuk duhet të ekzistojë fare dhe duhet të hiqet menjëherë në mënyrë që dy vendet të gëzojnë liri të pakufizuar qarkullimi e mundësi për ndërveprim ekonomik.

Ai i bëri këto komente në Prishtinë, ku po qëndron në një vizitë zyrtare, gjatë së cilës po zhvillon takime me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.

Ministri Cakaj tha se Kosova e Shqipëria aktualisht kanë një kufi simbolik e që sipas tij nuk duhet të ekzistojë.

“Ne jemi të gatshëm të fillojmë punën menjëherë me të gjitha grupet punuese për zhbërjen e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe po ashtu për krijimin e një hapësire të lirë të qarkullimit të kapitaleve e burimeve njerëzore meqenëse në shumë aspekte mund ta plotësojmë njëra tjetrën dhe në këtë kuptim duhet të jetë më shumë çështje e bisedave dhe koordinimeve të hapave Teknik se sa vendosjes së pikëpyetjes politike”, tha ai.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se duhet një dinamikë e re e bashkërendimit ndërmjet Prishtinës e Tiranës për të çuar përpara interesat e të dyja vendeve.

“Edhe tash kur po fillojmë një fazë të re, mund të themi të konsolidimit, zhvillimit ekonomik, perspektivës euro-atlantike ndërsa është mirë që kemi si fokus që edhe Kosova e Shqipëria jo vetëm të jenë pjesë e NATO-s port ë ardhmen e afërt edhe të Bashkimit Evropian por edhe me fokus integrimet kombëtare, që të kemi një hapësirë ku jetojmë ne shqiptarët, një hapësirë pa kufij të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave në përputhshmëri me standardet euro-atlantike”, tha presidenti Thaçi.

Kosova dhe Shqipëria synojnë të mbajnë një mbledhje të përbashkët të qeverive në fund të muajit mars në Shkodër, për të rritur bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Ministri i punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca tha se marrëveshjet që janë arritur deri tash duhet të zbatohen ndërsa ngriti si shqetësim çështjen e shkëmbimeve tregtare.

“Ajo që ka ndodhur është kjo, prej që është vendosur tarifa prej qeverisë Haradinaj, tarifa ndaj Serbisë, tarifa prej 100 për qind për mallrat serbe, shkëmbimet sa i përket Shqipërisë në drejtim të Kosovës janë rritur mbi 300 për qind, pork jo nuk ka ndodhur në të njejën masë edhe me shkëmbimet që shkojnë prej Kosovës në drejtim të Shqipërisë. Kjo do të përmirësohet dhe këtë do ta rregullojmë sepse natyrisht edhe vetë raportet tregtare dhe ekonomike duhet ta reflektojnë, duhet ta pasqyrojnë interesin e dyanshëm, interesin tonë të përbashkët”, tha ministri Konjufca.

Të dy ministrat shprehën ndërkaq nismat që synojnë të rrisin bashkëpunimin në fushën e diplomacisë. Ministri, Gent Cakaj paralajmëroi nënshkrimin e dy marrëveshjeve që lidhen me ndarjen e shpenzimeve dhe detyrave për fillimin e një fushate për lobimin e njohjes së Kosovës dhe bartjen e përvojave për integrime evropiane.

“Elementi i parë është elementi kombëtar që ndërlidhet drejtpërdrejt me fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe elementi i dytë është ne jemi vendet të cilat kemi mbështetjën më të lartë për proceset integruese dhe euro-atlantike në përgjithësi sa i përket popullësive tona dhe prandaj duhet ta kurorëzojmë këtë me një marrëveshje tjetër për të dëshmuar edhe njëherë që veprimet tona janë të korznizuara gjithmonë brenda frymës euro-atlantike”, tha zoti Cakaj.

“Ka qenë shumë aktiv edhe sa i përket mbrojtjes nga kjo kampanja e padrejtë e Serbisë për çnjohjet e shteteve që i kanë ardhur Republikës së Kosovës dhe për të cilën Serbia ka punuar shumë por poashtu zoti Cakaj edhe të gjitha institucionet e Republikës së Shqipërisë por edhe kryeministri Rama kanë qenë shumë aktiv në këtë që të pengohet kjo fushatë e Serbisë kundër Kosovës”, tha zoti Konjufca.

Të dy vendet kanë firmosur deri më tani 77 marrëveshje bashkëpunimi, por një pjesë e tyre kanë mbetur në letër.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG