Lidhje

Relatorja për Shqipërinë në PE thirrje për dialog mes palëve


Relatorja për Shqipërinë në Parlamentin europian Isabel Santos i bëri thirrje forcave politike shqiptare të jenë të bashkuara dhe të përfshihen në dialog, ndërsa vendi i tyre ndodhet përpara një hapi të rëndësishëm, duke ju referuar vendimit të pritshëm të Këshillit europian në mars për hapjen ose jo të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimn europian.

Të gjitha forcat të futen në dialog dhe të vijojnë reformat dhe të vijojnë përpara për atë që është në interes të popullit shqiptar. Unë u bëj thirrje aktorëve për bashkim dhe dialog. Thirrja ime është të vijoni me reformën zgjedhore në bazë të rekomandimeve të OSBE-së”, deklaroi ajo, në përfundim të vizitës së parë në Tiranë, ku u takua me përfaqësuesit më të lartë politik të vendit, e dëgjoi pozicionet e ndryshme të palëve për situatën në vend

Rruga e vetme për të rivendosur normalitetin kushtetues, politik dhe demokratik në vend janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe të parakohshme. Dhe opozita po bën pjesën e saj për këtë restaurim të demokracisë dhe normalitetit, që është dhe një ndër kushtet e Gjermanisë dhe së shpejti dhe të BE-së kur të hapen bisedimet. Fatkeqësit janë pengesat që po dëgjojmë dita ditës nga shumica ato që përbëjnë një problem për Shqipëriën dhe për bisedimet”, tha pas takimit Genc Pollo, ish deputet i Partisë Demokratike.

Nga ana e tij kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, u shpreh se e kishte informuar eurodeputeten “mbi ecurinë e përmbushjes së detyrimeve nga ana e Shqipërisë dhe Parlamentit shqiptar në kuadër të procesit të integrimit europian. Këshilli Europian i 26 marsit do të jetë një moment i rëndësishëm ku besoj, nisur edhe nga pritshmëritë e përbashkëta të kolegëve të Parlamentit Europian, por edhe të Komisionit Europian, se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do marrin dritën jeshile për fillimin e bisedimeve. Në këtë kontekst – vijoi zoti Balla - të gjithë aktorët politikë në vend duhet të kuptojnë që e ardhmja europiane e Shqipërisë është projekti më i rëndësishëm që kemi. Për këtë projekt duhet të lëmë kapriçot personale dhe të fokusohemi te ky proces”.

Një panoramë tejet të zymtë relatorja për Shqipërinë ka marrë nga presidenti Ilir Meta. “Lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian”, ka deklaruar zoti Meta gjatë takimit me zonjën Santos.

Relatorja për Shqipërinë vlerësoi pozitivisht faktik e shtyrjes së miratimit të së ashtuquaturës paketa antishpifje, e cila u kritikua ashpër jo vetëm nga komuniteti i gazetarëve shqiptarë por dhe nga intitucionet ndërkombëtare. "Vendimi i kohëve të fundit për ta shtyrë ligjin e anti-shpifjes është një sinjal i mirë. Shpresoj që ligji përfundimtar të marrë parasysh gjithë rekomandimet e OSBE dhe të jetë në përputhje me standardet europiane sepse kjo është shumë e rëndësishme për BE-në", deklaroi zonja Santos.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG