Tre fëmijë kanë humbur jetën të dielën në mëngjes si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në fshatin Rramanli të Kumanovës. Shtatë persona të tjerë janë dërguar në spitalet e Shkupit. Katër prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Autoritetet shëndetësore bënë të ditur se dy gra të moshës 40 dhe 45 vjeçe dhe dy burra të moshës rreth 60 vjeç kanë marrë djegie të shkallës së lartë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se grua 20 vjeçare e cila u plagos në incident është shtatzënë. Katër personat që ndodhen në spital janë në rrezik për jetën, sipas ministrit.
Fëmijët të cilët humbën jetën ishin të moshës nga 8 në 11 vjeç.
Incidenti ndodhi paraditen e së dielës kur anëtarë të familjes Halimi ishin mbledhur në katin e parë të shtëpisë dhe po përgatisnin çaj duke përdor bombolën e gazit. Zjarrfikësit ndërhynë për të shuar zjarrin e shkaktuar prej shpërthimit.
Facebook Forum