Lidhje

Lidhja Arabe ka rënë dakord të hapë vendosjen e kontakteve me opozitën siriane


Lidhja Arabe ka rënë dakord të hapë vendosjen e kontakteve me opozitën siriane
Lidhja Arabe ka rënë dakord të hapë vendosjen e kontakteve me opozitën siriane

Lidhja Arabe ka rënë dakord të hapë kontaktet me opozitën siriane dhe t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të krijuar një forcë të përbashkët paqeruajtëse për Sirinë ndërsa organizata rajonale intensifikon përpjekjet për t’i dhënë fund gjakderdhjes.

Qeveria siriane i hodhi poshtë menjëherë vendimet e lidhjes.

Organizata me 22 anëtarë që e pezulloi Sirinë për shkak të dhunës që ka shkaktuar vdekjen e mijëra vetëve deklaroi sot në Kairo se do t’i jepte fund misionit të debatuar të vëzhguesve. Po ashtu Lidhja tha se do të hapte kanalet e komunikimit me opozitën siriane dhe do të ofrojë mbështetje të plotë politike dhe financiare.

Projekt-rezoluta i bën thirrje opozitës që të bashkohet para takimit të 24 shkurtit në Tunizi të koalicionit “Miqtë e Sirisë”, që përfshin Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë dhe arabë që po përpiqen t’i japin fund dhunës në Siri.

XS
SM
MD
LG