Lidhje

Sllovaki, opozita fiton zgjedhjet


Opozita sllovake, e udhëhequr nga Partia e Popullit të Thjeshtë (OLANO) e subjekt politik i qendrës së djathtë që udhëhiqet nga Igor Matoviç, fitoi një shumicë të shëndoshë në zgjedhjet parlamentare të së shtunës.

Të dielën në mëngjes ishin numëruar pothuajse të gjitha votat të rreth 6,000 vendvotime dhe "OLANO" rezultoi se kishte fituar 24.9 për qind të votave.

Partia e majtë social-demokrate "Smer" e udhëhequr nga ish-kryeministri Robert Fico, u rendit e dyta me 18.5 për qind të votave.

Zoti Matoviç tha se pas 12 vitesh në pushtet partia e tij mundi partinë qeverisë "Smer". "Ne synuam të mposhtim mafian e cila përfaqësohet nga partia e Smer", tha ai. Ai tha se bazuar në rezultatet e deritanishme fitorja eshtë e qartë.

Zoti Matoviç, 46 vjeç, është zotuar të luftojë korrupsionin dhe të pastrojë politikën, duke garuar me parullën: "Ta mposhtim mafian së bashku".

Igor Matoviç, i cili pritet të jetë kryeministri i ri i vendit, tha se do të bisedojë me drejtuesit e tre partive të tjera opozitare, për të formuar një qeveri koalicioni që do të gëzonte shumicën me mbi 90 vendeve në parlamentin prej 150 të tillash.

Kryeministri Peter Pellegrini i partisë qeverisë "Smer" pranoi humbjen në zgjedhje.

XS
SM
MD
LG