Lidhje

Erdogan shpreson për një armëpushim në Idlib


Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se shpreson të arrijë një marrëveshje armëpushimi për provincën Idlib të Sirisë gjatë bisedimeve që do të ketë të enjten me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.

Turqia dhe Rusia mbështesin palë ndërluftuese në konfliktin sirian, i cili është bërë gjithnjë e më i dhunshëm në Idlib dhe ka çuar në eksodin e një milion njerëzve nga rajoni.

Zëdhënësi i Presidentit Putin, Dmitry Peskov u tha gazetarëve të hënën se Rusia dhe Turqia po i mbajnë linjat e komunikimit të hapura ndërsa përqendrohen tek negociatat.

Të dielën, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se megjithëse po "vazhdon" me sukses operacionin e saj ushtarak në veriperëndim të Sirisë kundër forcave siriane të mbështetur nga Rusia, qeveria turke nuk ka "dëshirë apo synim për t'u përplasur me Rusinë".

Ndërkohë, hetuesit e Kombeve të Bashkuara publikuan një raport mbi luftën në Siri ku thonë se Rusia dhe Turqia mund të mbahen përgjegjëse për krime lufte për veprimet e tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG