Lidhje

OECD, koronavirusi, ndikim të madh në ekonomi


Organizata e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik – OECD – tha se përhapja e koronavirusit do të ketë ndikim të madh në rritjen ekonomike në të gjithë botën gjatë këtij viti.

Organizata uli me 0,5 për qind parashikimin e saj për Prodhimin e Brendshëm Bruto në shkallë globale, duke e çuar në 2,4 për qind, niveli më i ulët që nga kriza financiare e viteve 2008-09.

Parashikimi është bërë me supozimin se shpërthimi i virusit do të zbehet gjatë këtij viti, por një shpërthim më i rëndë "do të dobësonte ndjeshëm perspektivat", tha OECD.

Qysh tani, ekonomia globale rrezikon një tkurrje në tremujorin e parë, tha OECD, në studimin e parë të plotë të saj mbi ndikimin e koronavirusit tek ekonomitë më të mëdha në botë.

OECD u bëri thirrje qeverive të "veprojnë me shpejtësi dhe forcë" për të kapërcyer shpërthimin e virusit dhe të marrin masa për të mbrojtur të ardhurat e grupeve dhe bizneseve më të ekspozuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG