Lidhje

Koronavirusi, rritet numri i të infektuarve në Itali


Qeveria italiane po shtrëngon masat e shëndetit publik në përpjekje për të ndaluar shpërthimet e papritura të infeksioneve me koronavirus, që u rritën me 50% të dielën nga 24 orë më parë, rritja më e madhe një ditore e rasteve që kur virusi filloi të shfaqet në Itali.

Autoriteti i Mbrojtjes Civile në Itali njoftoi se vendi ka 1.694 raste të konfirmuara, nga 1,128 që kishte më parë, megjithë një bllokim disa javë të dhjetra qyteteve në rajonet më të prekura në Lombardi dhe Veneto në veri të vendit. Pesë persona të tjerë të infektuar me virusin COVID-19 kanë vdekur, duke çuar numrin e vdekjeve nga virusi në Itali në 34, ndërsa 83 persona janë rikuperuar plotësisht, thonë zyrtarët, ndërsa 140 janë në gjendje të rëndë ose kritike.

Kryeministri Giuseppe Conte njoftoi të dielën se qeveria tani do të ndajë vendin në tre pjesë, në zonën e kuqe në veri, që mbulon qytetet aktualisht të mbyllura në Lombardi dhe Veneto, dhe më pas një zonë të verdhë, që mbulon pjesën tjetër të Lombardisë dhe Veneto, si dhe rajonin e Emilia Romanës dhe dy provincave në bregdetin e Adriatikut.

Në zonën e verdhë të gjitha ngjarjet sportive dhe garat do të pezullohen ndërsa kinematë, teatrot dhe diskotekat do të mbyllen. Kishat dhe vendet e tjera të besimit do të lejohen të funksionojnë, por do të kërkohet të minimizojnë numrin e të pranishmëve. Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura. Barett dhe restorante do të lejohen të vazhdojnë biznesin por klientët duhet të jenë të ulur me tavolina të ndara nga njëra-tjetra me të paktën një metër.

Sipas kushteve të dekretit të publikuar nga qeveria të dielën, qendrat e mëdha tregtare në disa provinca duhet të qëndrojnë të mbyllura gjatë fundjavave. Të gjitha udhëtimet arsimore do të ndërpriten deri më 15 mars.

Në pjesën tjetër të vendit, vëmendja e qeverisë është në intensifikimin e masave parandaluese. Pastrues për duart do të vihen në dispozicion në të gjitha ndërtesat publike dhe kryetarët e bashkive do të duhet të promovojnë informacion mbi higjenën në ambientet e biznesit.

"Kompanitë e transportit publik do të marrin masa të jashtëzakonshme sanitare," thuhet në dekret.

Shifrat e reja ka të ngjarë të ngjallin një frikë në rritje në Itali se virusi mund të mos jetë i kontrollueshëm. Javën e kaluar kur kishte vetëm 374 raste të konfirmuara, kryeministri u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij të qëndrojnë të qetë pasi shumë italianë vërshuan në panik të blinin ushqime, veçanërisht në veri dhe qendër të vendit.

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, gjithashtu paralajmëroi italianët të premten të mos kapen nga "frika iracionale".

"Njohuria ndihmon përgjegjshmërinë dhe është një antidot e fortë ndaj frikës iracionale dhe të pamotivuar që çon në sjellje të paarsyeshme pa përfitime, siç mund të ketë ndodhur këto ditë," tha presidenti.

Lombardia dhe Veneto kanë dy të tretat e rasteve të konfirmuara, por ka dëshmi në rritje të një përhapjeje, me rastet e regjistruara tani në jug në rajonin e Kampanias. Emilia Romana tani ka 285 raste, më shumë se 263 në Veneto. Toskana ka 13 raste, ndërsa rajonet e Marche dhe Liguria kanë raportuar 25 raste secila.

Zyrtarët e shëndetit publik thanë të dielën se ata kishin parashikuar një rritje të infeksioneve pasi masat e kontrollit priren të zgjasin të paktën dy javë për të filluar një efekt.

"Ky përshpejtim, për fat të keq pritej, " i tha agjencisë Associated Press

Giovanni Rezza, drejtori i departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetit.

Por këto parashikime nuk u bënë publike javën e kaluar kur qeveria Conte po nxiste vendet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të tregoheshin të përmbajtura nga këshillimi i qytetarëve të tyre për të mos udhëtuar në Itali. Të premten, American Airlines njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve për në Milano. Të nesërmen Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi paralajmërimin e tij më të

fortë deri tani lidhur me udhëtimet, duke këshilluar amerikanët të mos udhëtojnë në dy rajonet në veri të Italisë që janë goditur rëndë nga virusi që u shfaq për herë të parë në Kinë në dhjetor.

Shoqëria ajrore Delta Air Lines njoftoi të dielën se do të ndërpresë fluturimet për në Milano. Fluturimi i fundit do të niset nga Nju Jorku të hënën dhe fluturimi i fundit i kthimit do të bëhet të martën. Fluturimet për në Romë nuk preken.

Urgjenca e virusit e ka lënë ekonominë italiane të lëkundur duke rritur shanset që mund të shtyjnë vendin në recesionin e tij të katërt që nga rënia globale financiare e vitit 2008. Të dielën, Roberto Gualtieri, Ministri i Ekonomisë i Italisë, njoftoi se qeveria do të injektojë gati 4 miliardë dollarë në ekonominë e saj në përpjekje për të lehtësuar ndikimin e shpërthimit më të madh të koronavirusit në Evropë.

Ai i tha gazetës italiane La Repubblica se qeveria do të prezantojë kreditë tatimore për bizneset që raportojnë një rënie të të ardhurave prej 25%, si dhe uljen e taksave. Paratë shtesë do të vihen në dispozicion për shërbimin shëndetësor të vendit. Ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës ishte duke u kontraktuar edhe para shfaqjes së sëmundjes

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG