Lidhje

Rigjallërohet dhuna në Afganistan


Ushtria amerikane ndërmori të mërkurën një “goditje mbrojtëse” siç e quajti ajo, kundër luftëtarëve talebanë në jug të Afganistanit.

Sulmet ajrore erdhën vetëm disa orë pasi Presidenti Donald Trump foli në telefon me një udhëheqës të lartë taleban rreth marrëveshjes së paqes që nënshkruan të shtunën të dyja palët dhe që synon t'i japë fund luftës gati 19-vjeçare në Afganistan.

Një zëdhënës i Forcave amerikane në Afganistan tha se sulmet kishin në shënjestër luftëtarët "që po sulmonin në mënyrë aktive" një pikë kontrolli të forcave afgane në provincën Helmand.

Zëdhënësi tha se Shtetet e Bashkuara janë "të përkushtuara për paqen", por kanë përgjegjësinë për të mbrojtur partnerët e tyre afganë.

Goditja vjen ndërsa grupi kryengritës ka rifilluar sulmet kundër forcave afgane të sigurisë pas një armëpushimi njëjavore për "uljen e dhunës" që çoi në nënshkrimin e marrëveshjes së paqes mes SHBA dhe talebanëve.

Pas marrëveshjes, thonë zyrtarët afganë, kryengritësit kanë ndërmarrë dhjetëra sulme në të gjithë vendin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG