Autoritetet greke përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të penguar migrantët të kalonin kufirin nga Turqia mëngjesin e së premtes.
Në anën tjetër të kufirit, autoritetet turke qëlluan me gaz lotsjellës në territorin grek.
Mijëra refugjatë kanë arritur në kufirin lindor turk nga toka dhe deti, dhe po largohen nga kampi që nga java e kaluar me shpresë se do të shkojnë në Greqi dhe përfundimisht në vendet e tjera të Evropës Perëndimore.
Greqia e ka deklaruar kufirin e saj të mbyllur, ndërsa Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij nuk do të shërbente më si portier për Evropën pasi sulmet ajrore nga forcat qeveritare të mbështetur nga Rusia në Siri vranë 33 ushtarë turq javën e kaluar.
Vendimi i Erdoganit ka alarmuar qeveritë në Evropë dhe BE-ja po këmbëngul që Turqia është e detyruar të mbajë refugjatët dhe imigrantët e tjerë pasi Brukseli po jep miliarda euro sipas një marrëveshje të arritur me Turqinë në vitin 2015.
Ministrat e jashtëm të BE-së po takoheshin në kryeqytetin kroat Zagreb sot për të diskutuar krizën e përshkallëzuar të migrantëve në kufirin Turqi-Greqi.
Mijëra migrantë janë masivizuar atje dhe forcat e sigurisë po përpiqen t'i mbajnë ata larg kufirit. Greqia po fajëson Turqinë për krizën.
"Ne kemi prova të qarta se kjo lëvizje është krijuar dhe orkestruar nga Turqia," tha Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kur mbërriti për bisedimet.
Turqia është përgjigjur duke thënë se BE-ja nuk i ka përmbushur detyrimet e saj të një marrëveshje financiare të krijuar për të penguar fluksin e migrantëve në Evropë pasi mbi një milion njerëz hynë në BE në 2015.
Greqia e ka quajtur fluksin e rrjedhës së migrantëve një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj kombëtare dhe ka vendosur masa të rrepta urgjente të cilat janë kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut dhe agjensitë e ndihmës për refugjatët.
Ministri i Jashtëm i Kroacisë tha se ai priste që bisedimet e sotme të tregonin se BE-ja mund të përgjigjet shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj krizës.
Më shumë se 3.5 milion sirianë janë strehuar në Turqi për t'i shpëtuar luftës civile në Siri.
Erdogan dhe Presidenti rus Vladimir Putin ranë dakord të enjten për një armëpushim në veri-perëndim të Sirisë, pas bisedimeve për lehtësimin e tensioneve në rajon.
Facebook Forum