Lidhje

Mbi 100 mijë të prekur nga COVID-19 në gjithë botën


Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo shpalli gjendjen e emergjencës të shtunën ndërsa numri i të prekurve nga koronavirusi atje u rrit me 21 vetë gjatë ditës së sotme, duke e çuar totalin në 76.

Ndërkohë numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të shtunën arriti në 17, me 14 raste të regjistruara në shtetin Uashingtonit, dy në Florida dhe një në Kaliforni.

Nënpresidenti Mike Pence njoftoi të premten në mbrëmje se 21 persona që ndodhen në bordin e anijes turistike “Grand Princess”, e cila është ankoruar pranë brigjeve të San Françiskos, rezultuan të jenë bartës të virusit.


Këtë fundjavë pritet testimi i mijëra pasagjerë dhe anëtarëve të ekuipazhit të anijes. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në SHBA si bartës të virusit ka arritur në 377.

Të shtunën Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane njoftoi se një marinar është infektuar nga koronavirusi, duke shënuar rastin e parë që një anëtar i shërbimit amerikan në Evropë preket nga COVID-19. Autoritetet ushtarake amerikane thanë të shtunën se marinari ishte me detyrë në Napoli të Italisë, por nuk dhanë detaje të tjera rreth personit ose ku ai ose ajo mund të jetë infektuar.

Ushtria njoftoi se marinari ndodhet nën trajtim kujdes mjekësor “në përputhje me udhëzimet e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin Sëmundjeve të vendit pritës".

Në Itali, guvernatori i rajonit të Lacios është rasti më i fundit ndër zyrtarët e prekur nga koronavirusi në vend. Të paktën tre prefektë në Bergamo, Bresha dhe Matera, kanë rezultuar si bartës të virusit, së bashku me tre prokurorë nga Milano, sipas njoftimeve në media.

Në një nga masat më të fundi të saj qeveria italiane ka urdhëruar pushim dy javor për gjykatat duke nisur prej ditës së hënë, për t'i dhënë atyre kohë të riorganizojnë më mirë çështjet ndërsa virusi vazhdon të përhapet në të gjithë Italinë. Numri i të prekurve në vend të premten u rrit me 778 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4,636. Deri më tani në Itali si pasojë e virusit kanë vdekur 148 persona.

Irani njoftoi se 21 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi, duke e rritur numrin e vdekjeve në vend në 145. Ndërkohë numri i të prekurve ka arritur në 5.823 raste.

Në Korenë e Jugut, vendi më i goditur pas Kinës u njoftuan 448 raste të reja të shtunën ndërsa numri i përgjithshëm llogaritet në 7,041. Koreja e Jugut gjithashtu raportoi edhe katër vdekje të tjera, gjë që e ka rritur numrin e vdekjeve në 48.

Malta ka konfirmuar rastin e saj të parë me koronavirus, një vajzë 12-vjeçare me origjinë italiane që jeton në vendin e ishullit Mesdhe me familjen e saj. Vajza po mbahet e izoluar në një spital publik të vendit, së bashku me motrën dhe prindërit e saj.

Në Egjipt një anije turistike me mbi 150 turistë në bord përfshirë dhe ekuipazhin egjiptian ndodhet në karantinë në qytetin jugor të Luksorit pasi 12 vetë u testuan pozitivisht për koronavirus. Zyrtarët lokalë thanë se mes pasagjerëve ka shtetas amerikanë, francezë dhe indianë.

Një zyrtar i shëndetësisë tha se të 12-të personat janë izoluar brenda anijes, ndërsa pjesa tjetër ndodhet në pritje të rezultateve të testit. Infeksionet e reja e çojnë numrin e përgjithshëm të rasteve në Egjipt në 15.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG