Zyrtarët e Arabisë Saudite kanë arrestuar tre prej anëtarëve kryesorë të familjes mbretërore. Të arrestuarit janë Princi Ahmed bin Abdulaziz, i cili është vëllai i vogël i mbretit Salman, ish-princi i kurorës dhe ministri i Brendshëm Mohammed bin Nayef si dhe kushëriri i famijles mbretërore Princi Nawaf bin Nayef.
Sipas njoftimeve në shtyp dy nga të arrestuarit janë akuzuar për tradhëti.
Zyrtarët sauditë nuk kanë bërë asnjë koment në lidhje me arrestimet. Media njoftoi se arrestimet janë urdhëruar nga Princi i Kurorës Mohamed bin Salman, i cili është djali i mbretit Salman.
Princi i kurorës besohet se është përgjegjës për urdhërimin e vrasjes së gazetarit të "Washington Postit" Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Turqi. Ai ishte gjithashtu strumbullari i arrestimeve të qindra anëtarëve të familjes mbretërore, biznesmenëve dhe ministrave në vitin 2017.
Facebook Forum