Lidhje

Kosovë, protestë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas


Rrjeti i Grupeve të Grave në Kosovë organizoi të dielën në Prishtinë një protestë me moton “Marshojmë, S'festojmë”, për të ngritur vetëdijën lidhur me padrejtësitë me të cilat përballen gratë në vend. Xhejrane Loka përfaqësuese e protestës tha se qëllimi është ai i ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe institucioneve se kjo ditë nuk është dita e nënës.

Kosovë, protestë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:53 0:00


Protestës iu bashkua edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se 8 marsi, është dita që na kujton çdo ditë se ka shkelje të të drejtave e shfrytëzim të gruas. Shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të grave thonë se gratë në Kosovë përballen me shumë sfida, që nga dhuna në familje, ngacmimet seksuale, mungesa e arsimimit. Çdo vit në Kosovë, sipas zyrtarëve të policisë, raportohen më shumë se 1 mijë raste të dhunës në familje, prej të cilave rreth 95 për qind ndaj grave. Por, këto janë vetëm rastet e raportuara në polici. Veprimtarët humanitarë shprehen të shqetësuar se numri i atyre që nuk raportohen kurrë, mund të jetë shumë i lartë. Kosova vlerësohet se ka një kuadër ligjor mjaft të avancuar, por problemet janë të mëdha në zbatimin e këtij kuadri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG