Lidhje

Tedros: Nuk jemi në mëshirën e këtij virusi


Tedros Adhanom Ghebreyesus
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit tha të hënën se koronavirusi vdekjeprurës është përhapur në aq shumë vende saqë "kërcënimi i një pandemie është bërë shumë real".

Por Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus shprehu gjithashtu optimizëm, duke thënë se "kjo do të ishte pandemia e parë në histori që mund të kontrollohet".

"Në fund të fundit, - tha ai, - ne nuk jemi në mëshirën e këtij virusi".

Por përhapja e koronavirusit nuk po njeh ndalje. Numri i vdekjeve në të gjithë Evropën arriti në 511, me 97 vdekje të reja në Itali, epiqendra e shpërthimit në kontinent.

Në nivel global, OBSH tha se më shumë se 100 vende tani raportojnë raste të koronavirusit me më shumë se 106,000 njerëz raportuan se ishin të sëmurë dhe numri i vdekjeve që arriti në 3.500.

Tedros tha se me "veprim të vendosur, të hershëm", udhëheqësit e botës mund të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes dhe të parandalojnë infeksionet. Ai tha se "mes atyre që janë infektuar, shumica do të shërohen", duke përmendur se në Kinë, ku u raportua së pari sëmundja, më shumë se 70% e 80,000 viktimave janë shëruar dhe janë nxjerrë nga trajtimi.

Ai tha se në vendet ku është raportuar sëmundja, zyrtarët duhet të përqëndrohen në gjetjen, trajtimin dhe izolimin e viktimave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Por Tedros tha se "në zonat me përhapje në komunitet, testimi i çdo "rasti koronavirusi" të dyshuar dhe gjurmimi i kontakteve të tyre bëhet më i vështirë. Duhet të merren masa për të parandaluar transmetimin në nivelin komuniteti për ta kufizuar epideminë në grupime të menaxhueshme".

KORONAVIRUSI, NJË SFIDË BOTËRORE

Numri i rasteve me infektime të koronavirusit është rritur në Itali ndërsa duket se po ngadalësohet në Kinë, nga ku e ka origjinën sëmundja. '

Autoritetet italiane kanë vënë në karantinë rreth 16 milionë persona në rajonet e veriut,në një përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes që shkakton probleme me rrugët e frymëmarrjes. Në Shtetet e Bashkuara, dy anëtarë të kongresit që kishin qenë në kontakt me një person që kishte virusin. Dhe një numër vendesh të tjera kanë njoftuar rastet e tyre të para.

Virusi ka arritur tashmë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara dhe zonat përreth tij.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Të dielën ai shpalli masa për të mbrojtur banorët, përfshirë testimet e sa më shumë vetëve që të jetë e mundur, por përjashtoi mundësinë e karantinave masive.

"Mesa kemi parë në Kinë dhe Itali, do të duhej një karantinë masive, qëp që do të shkaktonte bllokime të mëdha për shoqërinë dhe ekonominë”.

Të dielën, qeveria italiane vendosi kufizime udhëtimi ndaj rreth 16 milionë vetëve në very, përfshirë qytete të mëdha si Milano, Padova dhe Venecia. Njerëzit mund të hyjnë dhe të dalin nga këto zona me leje të veçantë ndërsa numri i të vdekurve arriti të dielën në 366. Shumë vetë kishin ikur para se të vendosej ndalimi por të tjerë e mirëpresin masën.

"Kemi parë që njerëz me virusin e koronavirusit, kanë dalë nga karantina dhe kanë shkuar të bëjnë ski në Trentino. Seriozisht? Çfarë egoizmi! Prandaj këto masa janë të nevojshme”, thotë Claudia Simon, një banore e Portogruaros.

Rastet e para janë shënuar në Shqipëri, Bullgaru dhe Afganistan. Në Iran numri i rasteve ka arritur në 6 mijë.

Njoftimet e fundit nga Kina janë të mira dhe të këqija. Një hotel që përdorej si karantinë në qytetin e Kuanzhusë u rrëzua të shtunën duke shkaktuar vdekjen e 10 personave dhe duke bllokuar mbi 70 vetë nën rrënoja.

Zyrtarët njoftuan të dielën se numri i rasteve të reja ka rënë.

"Ka pasur 44 raste të reja të konfirmuara dhe 27 raste të reja vdekjeje, të gjitha në provincën Hubei. Ka pasur 84 raste të tjera të dyshuara dhe 1,661 pacientë kanë dalë nga spitalet”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG