Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve, Agjencitë Federale përgatiten për telepunë

FILE - The United States Capitol building is seen in this general view, March 11, 2019, in Washington.
FILE - The United States Capitol building is seen in this general view, March 11, 2019, in Washington.

Dhoma e Përfaqësuesve është duke u përgatitur për mundësinë që anëtarët e stafit të Kongresit të mund të duhet të punojnë nga shtëpia për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Përgatitjet po bëhen duke u nisur "nga rrethanat unike dhe të pazakonta që paraqet koronavirusi".

Rregullatorët financiarë amerikanë po përgatisin gjithashtu plane emergjente, pasi ka raste të COVID-19 në periferi të Uashingtonit, Nju Jork, San Francisko dhe Nju Xhersi, të gjitha këto vende ku agjencitë rregullatore si Komisioni i Sigurimeve dhe Shkëmbimeve, Komisioni i Tregtimit të Mallrave dhe rregullatorët bankarë kanë zyra.

Agjensia e lajmeve Reuters njofton se agjencitë financiare po lejojnë më shumë punonjës të punojnë nga shtëpia duke kufizuar udhëtimin dhe duke anuluar konferencat.

This item is part of

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG