Lidhje

Kosovë, një nismë për pajtim përballë zhvillimeve politike


Udhëheqës të partive politike opozitare në Kosovë u bën thirrje institucioneve të vendit që të bashkërendojnë qëndrimet ndaj kërkesave aktuale të faktorit ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

Këto thirrje u bënë pas një takimi të partive politike parlamentare i oragnzuar nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për të përafruar qëndrimet e Kosovës përballë bisedimeve me Serbinë.

Kosovë, një nismë për pajtim përballë zhvillimeve politike
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:57 0:00

“Kohë nuk kemi, jemi vonë. E shpreha shqetësimin se lufta mes institucioneve nuk është diçka e re, ka ndodhur edhe në të kaluarën ka pasur situate ku presidenti dhe kryeministri kanë pasur mospajtime mirëpo lufta në mes institucioneve tani është e pa kohë shumë për shkak se veç po flitet për atë që ne e kemi kërkuar pra lidershipin amerikan në këtë proces dhe një marrëveshje përfundimtare. Mohimi tani i njëri tjetrit nuk besoj se do të fitoj njëri në këtë mohim të ndërsjellë por do të hup Kosova”, tha kryetari i Aaeancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Zoti Haradinaj tha se tryeza nuk synon që opozita të marrë funksione në procesin e bisedimeve por për të arritur bashkërendim ndërmjet partive politike dhe institucioneve përballë nismës amerikane.

“Është me rëndësi që të përkrahet energjia që vjen prej Shtëpisë së Bardhë për një marrëveshje po ashtu që të ketë transparencë dhe përmbajtja e marrëveshjes që është edhe kërkesë e imja të dimë përmbajtjen me kohë mos të ndodhemi para një akti të kryer", tha zoti Haradinaj.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli tha se qeveria aktuale duhet të sqarojë pozicionet e saj në lidhje me tarifat dhe procesin e bisedimeve me Serbinë.

“Pushteti duhet të merr vendim edhe duhet të ecë përpara në bazë të rrethanave që i kemi aktualisht edhe të cilat janë shumë të qarta, janë të kristalta, qoftë nga bashkimi Evropian qoftë nga SHBA, ne duhet vetëm bashkarisht të futemi këtë drejtim e cila e vënë Kosovën në një pozicion më të mirë”, tha zoti Veseli.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmi Limaj tha se përplasja ndër institucionale në mes të presidentit në njërën anë dhe qeverisë e parlamentit në anën tjetër nuk i shërben vendit dhe është në kundërshtim me interesat e Kosovës.

“Kjo absolut nuk ka të bëj me interesin e vendit dhe me ju përgjegjë situatës në të cilën ndodhet vendi, thjesht sot vendi ynë është me rreziqe në prishje të marrëdhënieve qoftë me Bashkimin Evropian qoftë me Shtetet e Bashkuara, në zbehjen e pozicioneve tona negociuese për të vetmen arsyeje, arsyeja është njëfarë gare e pakuptimtë për protagonizëm, njëfarë gare e cila do ta dëmtoj Kosovën”, tha zoti Limaj.

Kosova është përfshirë në debate politike pas paralajmërimeve amerikane për sanksione e tërheqje trupash, në rast se nuk hiqen tarifat ndaj mallrave serbe.

Ndonëse përfaqësuesit politik po bëjnë thirrje për një qëndrim të përbashkët rreth situatës se re, ata mbeten të ndarë rreth hapave që duhet të merren për të tejkaluar gjendjen.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u gjet nën trysni të partive politike në seancë të jashtëzakonshme të parlamentit por edhe presidentit Hashim Thaçi, për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara, që nuk janë pajtuar me qëndrimin e zotit Kurti për heqjen e kushtëzuar të tyre.

Kryeministri Kurti tha në parlament se "nuk bëhet fjalë për heqjen e tarifës e për fillim të dialogut por për heqje të tarifës e për mbyllje të dialogut me një marrëveshje të gatshme. Ai tha se është i bindur se në mes të dy presidentëve, Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç tashmë ka marrëveshje të gatshme.

Kjo ngjalli reagimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në një postim ne facebook i hodhi poshtë pohimet e kryeministrit për një marrëveshje sekrete, ndërsa e akuzoi atë se po përçan politikën e institucionet e Kosovës dhe po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike.

"Me paranojë flet për marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi. Qesharake për Kosovën. Fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me SHBA-në", shkroi mes tjerash ai.

Shtetet e Bashkuara e kanë shtuar trysninë ndaj qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe që ishin vendosur në nëntor të vitit 2018 si kundërpërgjigje ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës dhe janë shprehur të pakënaqura me qëndrimin e kryeministrit Kurti për heqjen e kushtëzuar të tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG