Lidhje

Maqedonia e Veriut: Partitë kryesore kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve


Maqedonia e Veriut: Partitë kryesore kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:11 0:00

Për shkak frikës nga koronavirusi, partitë kryesore në Maqedoninë e Veriut kërkojnë që të shtyhet data e zgjedhjeve të parakohshme që është caktuar për më 12 prill. Drejtuesit e partive thonë se më me rëndësi është shëndeti i qytetarëve se sa interesat e partive politike. Nesër pritet që në një takim të përbashkët me presidentin e vendit të merret vendimi për anulimin e 12 prillit. Nga Shkupi njofton korrespondenti ynë Isak Ramadani.

Maqedonia e Veriut: Partitë kryesore kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:11 0:00

Kërkesa erdhi nga partitë rivale Lidhja Social Demokrate dhe VMRO-DPMNE brenda një distance shumë të shkurtër kohore, kur drejtuesit e dy partive në konferenca të ndara për gazetarët theksuan domosdoshmërinë e anulimit të zgjedhjeve për shkak të coronavirusit.

“Rreziku nga mbajtja e zgjedhjeve më 12 prill qysh tash i kontribuon tendosjes së gjendjes duke menduar se duhet të dilet të votohet dhe qytetarët të ekspozohen ndaj virusit, prandaj, - tha zoti Zaev,- morëm vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve”.

“Unë, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, e zgjedh pa mëdyshje interesin e shtetit dhe të qytetarëve. Prandaj në mëngjes fola me presidentin Pendarovski për të thirrur një takim me drejtuesit e partive për të diskutuar mbi shtyrjen e datës së zgjedhjeve me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve. Nevojitet një sjellje e përgjegjshme ndaj qytetarëve dhe ndaj shtetit”, tha zoti Mickovski.

Nuk ka vonuar as komunikata nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti shkruan se përparësi për secilin është qytetari dhe shëndeti publik.

“Zgjedhjet dhe fushata janë çështja e fundit në axhendën e përparësive tona, për arsye se të gjitha kapacitetet tona njerëzore, intelektuale, institucionale i kemi vënë në shërbim të ngadhnjimit në betejën e përbashkët kundër virusit. Tash na duhet fitore ndaj virusit e jo fitore në zgjedhje”, shkruan zoti Ahmeti.

Takimi i drejtuesve të partive kryesore pritet të organizohet nesër nga presidenti Stevo Pendarovski, ndërkohë që është e qartë se do të merret vendimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, por nuk dihet se kur do të caktohej mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare; Kjo me siguri do të varej nga gjendja me coronavirusin.

Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut ka një qeveri të përkohshme e cila ka për detyrë t’i organzojë zgjedhjet e parakohshme. Dhe të gjitha institucionet më të rëndësishme të shtetit i krijuan kushtet për formimin e kësaj qeverie që të ruhej afati i zgjedhjeve për më 12 prill.

Ndërkohë, në lidhje me ndikimin e partive politike por dhe për çështje të fushave të tjera, Instituti Republikan Amerikan – IRI ka bërë një sondazh gjatë muajve janar-shkurt dhe aty vihet në dukje pozita pothuaj se e barabartë në mes dy partive rivale maqedonase.

Në pyetjen nëse këtë fundjavë do të mbaheshin zgjedhjet kë do të votonit, 17 përqind e të anketuarve janë përgjigjur në favor të Lidhjes Social Demokrate të Zoran Zaevit, kundrejt 16 përqind sa do ta votonin VMRO-DPMNE-në e Hrisjtijan Mickovskit.

Tek partitë shqiptare, BDI-ja e Ali Ahmetit vazhdon të jetë subjekti me më tepër përkrahje, respektivisht me 7 përqind, ndërsa Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës gëzon 5 përqindëshin e mbështetjes së votuesve. Për Lëvizjen Besa të Bilall Kasamit kanë thënë se do të votonin 4 përqind, sipas sondazhit të IRI-t, ndërsa për PDSH-në e Menduh Thaçit – 1 përqind. Anketa publike është realizuar para se të formohet koalicioni midis Lidhjes Social Demokrate dhe Lëvizjes Besa.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG