Lidhje

Maqedoni e Veriut, 85 raste me koronavirus


Një grua nga Dibra ndodhet në gjendje kritike në klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup. Ajo po mbahet me respirator, sikurse dhe tre pacientë të tjerë, por gjendja e këtyre të fundit, siç njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, është e qëndrueshme.

Të prekurit janë kryesisht nga Shkupi dhe Dibra, ndërsa janë shënuar raste edhe në Ohër, në Gostivar, Shtip dhe Kavadarë.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, por ky urdhër nuk po respektohet. Qeveria në Shkup ka paralajmëruar shtrëngimin e masave.


Ndërkohë, ministria e Jashtme ka njoftuar se po organizohet kthimi i mbi 3200 shtetasve të Maqedonisë së Veriut të bllokuar nëpër vende të ndryshme të botës. Ata që do të kthehen do të vendosen për 14 ditë në karantinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG