Lidhje

Koronavirusi, patrullime dhe nga ushtria në Shqipëri


Në Shqipëri që prej orës 13.00 është ndaluar çdo lëvizje e mjetesh apo qytetarësh. Të gjitha dyqanet do të qëndrojnë të mbyllura deri mëngjesin e së hënës. Duke nisur që nga dita e sotme orari i lëvizjeve të autorizuara do të jetë nga 05.00 e mëngjesit deri në orën 13.00. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa të ashpra ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat. Kryesisht në Tiranë dhe Durrës, zbatimi i shtet-rrethimit po mbikqyret nga forcat e ushtrisë dhe policisë. Sot autoritetet njoftuan dhe për 6 raste të reja të cilat e ëojnë në 76 totalin e personave të prekur

Shqipëri, 6 raste të reja sot me koronavirus
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:17 0:00

Qytetarë të shumtë u lëshuan sot në rrugë dhe tregje duke rrezikuar të bëjnë të padobishme masat e forta shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. As thirrjet e përsëritura të autoriteteve, mjekëve dhe specialistëve, për të evituar grumbullimet, por dhe as pamjet rrënqethëse që vijnë nga shumë vende që sot gati janë gjunjëzuar përballë pandemisë, nuk e kanë bërë ende të vetdijshme një pjesë të popullatës për pasojat e pallogaritshme që mund të vijnë.

Në Tiranë, më i organizuar ishte aktiviteti i supermarketeve të mëdha, në një pjesë të të cilëve ishin vendosur dhe punonjës policie, ku gjithashtu në orarin e lejuar të lëvizjes gjatë paradites pati fluks në rritje, edhe për shkak të faktit se deri të hënën në mëngjes çdo gjë do të jetë e bllokuar. Aty ku mungonin përfaqësuesit e policisë ishin vetë punonjësit e supermarketeve që kërkonin nga qytetarët të mbanin radhën në distancë nga njëri tjetri.

Kryetari demookrat Lulzim Basha u shpreh i shqetësuar duke theksuar se situata të tilla janë të rrezikshme e duke bërë thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Me nisjen e orarit të kufizimit të lëvizjeve, kryeministri Edi Rama foli me tone kërcënuese: “Kush nuk e ka marrë vesh akoma, me të mirë, me informacion, me fakte, se kjo është një luftë botërore, ku ne kemi fatkeqësinë, si tërë bota, të përballemi me një armike të tmerrshëm, po ku si Shqipëria e si shqiptarë, mos na duhen armë bërthamore, apo raketa e avion supersonik, po thjesht dhe vetëm durimi ynë, tani do duhet të marrë vesh me pahir

Që prej orës 13.00 në Tiranë dhe në Durrës, por dhe në qendra të tjera urbane u shfaqën në patrullim dhe mjetet e blinduara të ushtrisë. “Nga polici i lagjes, deri te forcat më speciale të Policisë së Shtetit, janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjitha mjetet që përdoren në rast të shkeljes së ligjit, në rast të tubimeve të paligjshme, apo kudo tjetër, deri te uji dhe gazilotsjellës po qe nevoja”, paralajmëroi zoti Rama.

Deri më tani janë 76 persona që rezultojnë të prekur nga koronavirusi, 6 prej të cilëve reaste të reja, të konfirmuara sot, të cilat janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm. “Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59 përqind janë meshkuj dhe 41 përqind janë femra. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve positive, është Tirana, 55 qytetarë, Durrësi, 5 qytetarë, Lushnja, 2 qytetarë, Elbasani, 2 qytetarë, Fieri, 8 qytetarë, Rrogozhina, 2 qytetarë, Kavaja, 2 qytetarë”, deklaroi sot Eugena Tomini e Institutit të Shëndetit Publik.

Në spitalin Infektiv janë të shtruar 37 pacientë, ose gjysma e atyre që kanë rezultuar pozitivë. Dy të tjerë kanë lënë sot spitalin pasi dy teste radhazi i nxorrën ata negativë. Por sërish, janë të detyruar të zbatojnë vetëkarantinimin dhe për 14 ditë të tjera.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG