Lidhje

Britania merr masa të rrepta kufizuese për koronavirusin


Kryeministri britanik, Boris Johnson urdhëroi të hënën mbylljen e dyqaneve që nuk shesin artikuj të domosdoshëm ndërsa zgjeroi kufizimet e vendosura nga qeveria britanike përballë sfidës së pandemisë së koronavirusit.

Në një fjalim drejtuar vendit, zoti Johnson tha se edhe bibliotekat, sheshet e lojrave dhe objektet fetare do të mbylleshin dhe se grumbullimet publike me më shumë se dy vetë, do të ndalohen.

Ai paralajmëroi se policia do të ketë të drejtën të ndalojë ata që nuk respektojnë masat qeveritare për izolimin, që zoti Johnson tha se do të jenë fuqi për të paktën tre javët e ardhshme.

"Asnjë kryeministër nuk do që të imponojë masa të tilla. Pas tri javësh do t’i rishqyrtojmë dhe do t’i lehtësojmë nëse të dhënat tregojnë se mundemi ta bëjmë një gjë të tillë”, tha zoti Johnson.

Të hënën, Britania radhitej e 10-a në botë nga numri i të infektuarve, me 5,903 të prekur, sipas sUniversitetit Johns Hopkins.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG