Lidhje

Presidenti Trump do që SHBA t'i kthehet normalitetit brenda disa javëve


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do që amerikanët të rifillojnë punën brenda disa javëve, megjithë paralajmërimet e ekspertëve të shëndetësisë se një gjë e tillë do të ishte e parakohëshme, duke paur parasysh synimimin për të frenuar një përhapje edhe më të gjerë të virusit COVID-19.

“Do të doja që vendi të hapej dhe t’i rikthehej funksionimit deri për Pashkë”, tha Presidenti Trump të martën në një intervistë për televizionin Fox. Pashka është më 12 prill.

“Duhet t’i rikthehemi punës më shpejt, shumë më shpejt”, tha presidenti, duke paralajmëruar për dëme të rënda në ekonomi që mund ta reduktojnë me 20-25 pikë, prodhimin e brendshëm kombëtar bruto.

Në një intervistë tjetër nga Shtëpia e Bardhë për Fpx News, zoti Trump tha gjithashtu se do të ishte “e mrekullueshme” që t’i kishim “kishat plot në gjithë vendin” për Pashkë, megjithë paraljamërimet e komunitetit mjekësor se distancimi social duhet të vazhdojë në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara për disa muaj.

Ish-nënpresidenti Joe Biden që ka shumë gjasa të jetë rivali demokrat i presidentit Trump në nëntor, shprehu habi.

“Deri për Pashkë, do që të kthehen të gjithë në punë? A është në vete?, tha ai.

“Ne të gjithë duam që ekonomia t’i rikthehet normalitetit sa më shpejt të jetë e mundur. Kjp duhet bërë duke marrë masat mjekësore menjëherë”, tha zoti Biden në një intervistë për televizionin CNN.

Presidenti Trump e ka bërë të qartë në komentet për gazetarët dhe në media sociale ditët e fundit se beson se imponimi i rreptë i distancimit social për muaj të tërë, që do të pengonte funksionimin normal të bizneseve, do të ishte më i dëmshëm sesa pasojat e frenimit të zgjatur të ekonomisë.

“Mund ta shkatërrosh një vend duke e mbyllur. Mund të humbësh disa vetë nga virusi por mund të humbësh më shumë njerëz, duke e zhytur vendin në një recesion ose depresion masiv. Do kesh mijëra vetëvrasje dhe gjera të tjera. Do të ketë paqendrueshmëri”, tha zoti Trump.

Më 16 mars, zoti Trump paraqiti një plan 15 ditor të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në përpjekje për të nxitur amerikanët të rrinë në shtëpi. Kjo periudhë mbaron më 31 mars, por shumë parashikojnë që të zgjatet.

Këshilltari i tij kryesor, Larry Kudlow tha të martën se ka zona në vend “ku virusi nuk është aq i pranishëm. Gjendja është e sigurt. Nuk po injorojmë këshillat e profesionistëve por ka një nxitje të madhe për të rivënë në funksionim ekonominë”, tha ai.

Ekspertët e shëndetësisë vazhdojnë të theksojnë rëndësinë e vazhdimësisë së masave si distancimi social për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Është e qartë që nuk jemi në një pikë ku mund të marrim frymë të qetë”, tha Jennifer Nuzzo, një an epidemiologe në Universitetin Johns Hopkins.

Kostoja ndaj ekonomisë amerikane nëse sëmuren më shumë njerëz, do të ishte më e rëndë se tani, i tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve,

Edhe guvernatori i Nju Jorkut, shteti më i prekur nga epidemia e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, po kritikon sugjerimin e Presidentit.

“Asnjë amerikan nuk do që të përshpejtohet ekonomia në dëm të jetës së njerëzve. Mos na bëni të zgjedhim mes një strategjie të mençur mjekësore dhe një strategjie të mençur ekonomike”, tha Andrew Cuomo.

Fokusi duhet të jetë “tek rritja e pritshme e rasteve” të pacientëve me COVID-19 në rreth dy javët e arhdhshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po paralajmëronse Shtetet e Bashkuara mund të jenë epiqendra e ardhshme e pandemisë globale të koronavirusi, duke vënë në dukje se 40 për qind e rasteve në gjithë botën në 24 orët e fundit janë nga Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin e tretë më të lartë të rasteve me COVID-19 në botë, pas Kinës dhe Italisë, me rreth 50,000 vetë të infektuar dhe mbi 600 të vdekur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG