Lidhje

Princi Çarls i prekur nga koronavirus


Princi Çarls i fronit britanik ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Njoftimin e bëri zyra e tij sot, duke bërë të ditur se princi 71-vjeçar kishte shfaqur simptoma dhe ishte vetë-izoluar në rezidencën mbretërore në Skoci.

Sipas zëdhënësit të tij, princi kishte shfaqur simptoma të lehta, por ishte në përgjithësi në gjendje të mirë dhe vazhdonte punën nga banesa. Bashkëshortja e tij, Camilla është gjithashtu në gjendje të mirë.

Nuk është e mundur të identifikohet si u infektua princi, nëse u ekspozua ndaj virusit gjatë kontateve në aktivitetet publike. Oborri mbretëror thotë se Mbretëresha Elizabetë është në pallatin Windsor dhe gëzon shëndet të mirë. Për herë të fundit, mbretëresha u takua me të birin më 12 mars dhe po ndjek tani këshillat e specialistëve, njoftojnë zëdhënës të oborrit mbretëror.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG