Lidhje

Trump përpiqet të qetësojë amerikanët për pasojat ekonomike nga koronavirusi


Virus Outbreak Trump
Virus Outbreak Trump

Presidenti amerikan Donald Trump u përpoq të lehtësonte shqetësimet e publikut për pasojat financiare dhe ekonomike nga koronavirusi.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të enjten, presidenti Trump përsëriti se "ne jemi duke u kujdesur për njerëzit tanë".

Deklaratat e tij bëhen ndërsa doli lajmi se numri i personave të infektuar në Sh.B.A arriti në mbi 83,000, sipas një shifre të llogaritur nga Universiteti Johns Hopkins.

Kjo është më shumë se 81,000 rastet në Kinë dhe 80,000 në Itali.

Presidenti Trump përsëriti shqetësimet e tij për pasojat e mundshme ekonomike nga njerëzit që nuk shkojnë dot në punë.

"Çdo ditë që qëndrojmë jashtë aktivitetit ekonomik, e bën situatën më të vështirë për ta rikthyer gjendjen shpejt dhe njerëzit tanë nuk duan të qëndrojnë pa punë," tha ai.

Për shumicën e njerëzve, koronavirusi i ri shkakton simptoma të lehta ose të moderuara, të tilla si ethe dhe kollë që kalojnë në dy deri në tre javë.

Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, përfshirë pneumoninë dhe vdekjen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG