Lidhje

Tajvani: Mediat amerikane të dëbuara nga Kina, janë të mirëpritura


Ministri i Jashtëm i Tajvanit Joseph Wu ftoi tre gazetarët amerikanë, akreditimet e të cilëve u revokuan nga Kina, ta ushtrojnë veprimtarinë në vendin e tij. Ftesa e zotit Wo pasoi njoftimin e Pekinit më herët gjatë ditës së shtunë, se u ka tërhequr akreditimet Julie Wernau, Stu Woo dhe Stephanie Yang të gazetës "Wall Street Journal".

Gazetarët u panë në aeroportin e Pekinit të shoqëruar nga shefi i zyrës së gazetës për rajonin, Jonathan Cheng. Javën e kaluar, autoritetet kineze dëbuan disa reporterë që punojnë për "The Wall Street Journal", "Washington Post" dhe "New York Times".

Pekini gjithashtu urdhëroi revistën "Time" dhe "Zërin e Amerikës" që t'u dorëzojnë autoriteteve kineze informacione të detajuara në lidhje me punën e tyre në Kinë.

Në një deklaratë të shtunën Pekini tha se dëbimet ishin në përgjigje të kufizimeve të fundit të vendosura ndaj mediave shtetërore kineze në Shtetet e Bashkuara. Më parë, administrata Trump përcaktoi pesë media kineze si misione të huaja dhe kufizoi numrin e shtetasve kinezë që do të lejohen të punojnë për to. Kjo masë ka për qëllim të frenojë ndikimin e Pekinit dhe operacioneve të tij të zbulimit në SHBA.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG