Lidhje

SHBA, parashikimet 100-240 mijë vdekje nga koronavirusi


President Donald Trump pauses during a briefing about the coronavirus in the James Brady Press Briefing Room of the White House, March 31, 2020, in Washington.

Shtëpia e Bardhë parashikon se 100,000 deri 240,000 njerëz në Sh.B.A do të vdesin nga pandemia e koronavirusit nëse vazhdojnë të ndiqen masat distancuese sociale.

Parashikimet u prezantuan gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të martën.


Amerika duhet të përgatitet për të patur të paktën 100 mijë të vdekur nga koronavirusi gjatë muajve të ardhshëm, paralajmëroi ekipi i punës së Shtëpisë së Bardhë. Parashikimet sugjerojnë se, nëse nuk do të ishin vendosur masa e distancimit social në të gjithë vendin, do të kishin vdekur, 1.5 milion deri në 2.2 milion njerëz.

"Sigurisht, ky është një parashikim bazuar në të dhënat e asaj që ndodhi në Itali dhe duke parë të gjitha modelet. Siç e pamë në prezantim, këto janë parashikimet tona, nga 100 deri në 200 mijë. Ne vërtetë besojmë dhe shpresojmë çdo ditë se mund ta përballojmë më mire situatën, pasi kjo shifër bazohet në presupozimin se jo çdo amerikan do të bëjë 100 përqind të përpjekjeve që na kërkohen. Por unë mendoj se kjo është e mundur", tha Dr Deborah Birx.

Koordinatorja e Shtëpisë së Bardhë tha se numri i vdekjeve pritet të rritet me shpejtësi.

"Do të shohim një trajektore të mprehtë të vdekshmërisë nga virusi. Ajo do të rritet dhe pastaj do të bjerë dhe rënia do të jetë më e ngadaltë sesa rritja. Dhe ky është problemi i vërtetë – sa mund ta ulim numrin e vdekjeve."

Presidenti Trump tha se amerikanët duhet të jenë "të përgatitur për ditë të vështira përpara", në betejën kundër koronavirusit.

"Dua që çdo amerikan të jetë i përgatitur për ditët e vështira që na presin. Do të kalojmë dy javë të vështira dhe pastaj shpresojmë, siç parashikojnë edhe ekspertët, dhe unë pasi e kemi studiuar shumë këtë situatë, do të fillojmë të shohim dritë në fund të tunelit. Por do të jenë dy javë shumë të dhimbshme, shumë, shumë të dhimbshme", tha presidenti.

Nju Jorku vazhdon të jetë vendi më i prekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, me rreth 1.550, shumica e tyre në qytetin e Nju Jorkut, i cili pret që gjërat të keqësohen shumë gjatë javëve të ardhshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG